LAJMI I FUNDIT:

Mattia Perin pritet të largohet nga Juventusi në janar

Mattia Perin pritet të largohet nga Juventusi në janar

Mattia Perin pritet të largohet në janar nga Juventusi.

Portieri italian nuk po arrin ta gjejë vetën te Zonja e Vjetër, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani në këtë sezon.

27-vjeçari ishte afër të kalonte te Benfica në verën e këtij viti, por testet e tij mjekësore dështuan shkaku i gjendjes mjekësore.


Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro
Lexo po ashtu Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro

La Gazetta dello Sport raporton tani se Perin pritet të kaloje te Genoa në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Juventusi e kishte transferuar portierin italian pikërisht nga rivali i ligës para dy sezonesh, mirëpo kanë mbetur të zhgënjyer nga rezultati i treguar nga ai. /Telegrafi/