Aktori i njohur, Matthew McConaughey dhe bashkëshortja e tij, modelja Camila Alves, tërhoqën vëmendjen në premierën e filmit të ri The Lost Bus, të mbajtur në Londër.

Çifti ndau edhe një puthje të ëmbël në tapetin e kuq, duke treguar lidhjen e fortë që i bashkon prej vitesh.


55-vjeçari McConaughey u shfaq elegant me një kostum gri trepjesësh, ndërsa Camila mahniti me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar dhe taka stiletto, shkruan DailyMail.

Në premierë mori pjesë edhe aktorja America Ferrera, e cila u shfaq me një veshje të kuqe të ndezur.

Aktori ka përfshirë edhe djalin e tij, Levi, në këtë projekt, duke e mbështetur gjatë audicionit për një rol në film.

Regjisori Paul Greengrass e pranoi menjëherë pasi pa performancën e tij.

Përveç The Lost Bus, McConaughey ka disa projekte të tjera në zhvillim, mes tyre një thriller kriminal, një serial të ri për Netflix dhe një komedi për Apple TV+ me Woody Harrelson. /Telegrafi/