Gjendja në gadishullin korean është e tensionuar si kurrë më parë. Qeveria e re e SHBA-ve nën presidentin Donald Trump, i ka dhënë fund politikës së “durimit strategjik”, që ndiqej nga Barack Obama ndaj Koresë së Veriut. Në këtë linjë, ministri i Jashtëm i SHBA-së Tillerson, gjatë një vizite në Korenë e Jugut theksoi se opsioni ushtarak ende ndodhet në tryezë. Në maj SHBA vendosi sanksione të reja.
Kina, që konsiderohet si aleatja e vetme e Koresë së Veriut, insiston për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, por njëkohësisht e ka rritur presionin ndaj Phenianit. Në këtë frymë janë ndërprerë importet e qymyrit nga Koreja e Veriut, që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për vendin e izoluar.
Komentatorët e gazetës nacionaliste kineze “Global Times”, e akuzojnë Korenë e Veriut se po e destabilizon gadishullin dhe i bëjnë thirrje këtij vendi që ta ndërpresë programin atomik.
Të gjitha këto duket se nuk i bëjnë përshtypje Koresë së Veriut. Diktatura teston qysh nga janari 2017 për të pestën herë raketa duke shkelur në këtë mënyrë rezolutat e OKB-së. Në territorin e provave atomike Punggye Ri, ekspertët vërejnë aktivitete të intensifikuara. Në njoftimet e mediave shtetërore Koreja e Veriut deklaron, se është e gatshme në çdo kohë për një “luftë totale”.
Në gadishullin korean që me armëpushimin e vitit 1953 lufta ka ngrirë, por asnjëherë s’ka marrë fund dhe përballë njëra-tjetrës ndodhen dy nga ushtritë më të mëdha të botës. Koreja e Jugut sipas indeksit të Qendrës Ndërkombëtare të Konversionit (BICC) në Bon bën pjesë ndër kombet më të fuqishme ushtarake të botës. Në mbarë botën ajo zë vendin e gjashtë në indeksin e aktualizuar në vitin 2016. Meqënëse për Korenë e Veriut mungojnë informacionet e rëndësishme, ajo nuk përfshihet në këtë indeks, por mendohet se edhe atje “ka një masë të lartë militarizimi”, thotë Marius Bales nga BICC. Kjo është afër mendsh duke pasur parasysh që nga 24 milionë banorë, 1.2 milionë shërbejnë në ushtri.
Pas dy Koreve, të armatosura mirë qëndrojnë dy partnerë aleatë, që janë njëkohësisht rivalë. Në anën e Koresë së Veriut Kina dhe në anën e Koresë së Jugut, SHBA-të. Raportet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-të u përcaktuan më 1953 përmes një aleance ushtarake. Më 1961 Koreja e Veriut nënshkroi me Kinën dhe Rusinë një marrëveshje miqësie, që përfshinte ndihmën reciproke ushtarake dhe ekonomike. Rusia e anuloi paktin ushtarak të mbështetjes, ndërsa me Kinën ai ende është në fuqi. Japonia, që po ashtu ndihet e kërcënuar nga Koreja e Veriut, merr një rol të veçantë, sepse ndonëse është e lidhur ngushtë me SHBA-të, ka një raport me ngarkesë prej së kaluarës koloniale dhe Luftës të Dytë Botërore me Korenë e Jugut.
Një mundësi për t’i përshkruar raportet e forcave në rajon, është paraqitja në shifra e forcës përkatëse ushtarake. Megjithatë, një analizë e tillë has në një sërë vështirësish. Së pari shifrat duhet të merren me një farë rezerve. Publikimi vjetor i “Military Balance”, një Think Tank britanik i Institutit Ndërkombëtar për Studime strategjike (IISS), ka në një farë mënyre një monopol. Ka edhe të tjera burime, si Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Paqes në Suedi (SIPRI), por vetëm në “Military Balance” të IISS-it dokumentohet gjerësisht sektori ushtarak. Shifrat bazohen pjesërisht në të dhënat zyrtare të shteteve, që ia transmetojnë ato regjistrit të armëve të OKB-së apo OSBE-së. Edhe nga raportet për armatimet mund të përftohen shifrat. Por, sidoqoftë IISS nuk jep as burimin dhe as nuk përkufizohet një metodë e unifikuar. Se si dalin shifrat për Korenë e Veriut, që nuk jep zyrtarisht të dhëna, këtë askush nuk e ka të qartë. Por, nuk ka alternativë, sikurse pranon Bales nga BICC: “Military Balance” është burimi më i mirë, por edhe i vetmi në këtë fushë.”
Së dyti: shifrat përfaqësojnë vetëm sasinë, por jo cilësinë, Ato nuk thonë asgjë për cilësinë e armëve. Po ashtu, sot nuk qëndron më përfytyrimi si në shekullin e XIX dhe XX që tanket ndodhen përballë tankeve dhe ushtarët përballë ushtarëve. Pajisjet kanë standarde të ndryshmeM prodhimi. Lufta moderne dhe sistemet moderne të armëve nuk e lejojnë më një imazh të tillë. Tanket qëndrojnë përballë tankeve, por edhe përballë dronëve, helikopterëve, aeroplanëve e kështu me radhë.
Shifrat nuk tregojnë as se sa resurse janë përdorur për funksionimin e secilës kategori arme. Koreja e Veriut p.sh. vuan vazhdimisht nga mungesa e karburanteve, gjë që i prek aeroplanët e stërvitjes.
“Në rastin e Koresë së Veriut”, thotë Bales, “madhësia e ushtrisë është në kontrast me cilësinë e saj. Veçanërisht aviacioni ushtarak është i vjetruar. Aeroplanët më modernë i përkasin prodhimeve të viteve ‘80. Në dallim prej saj, Koreja e Jugut, fal furnizimeve amerikane dhe gjermane posedon sisteme moderne armësh”.
Ajo që tregojnë shifrat ka të bëjë me pikërëndesën që ka secila ushtri e këtyre vendeve. Ndërsa në shtetin ishull, Japoni, marina dhe aviacioni janë në fokus, në dy Koretë është ushtria. Numri relativisht i lartë i tankeve dhe artilerisë së rëndë në Korenë e Veriut dhe të Jugut dëshmojnë se ushtritë e tyre janë të përrgatitura për beteja në fushë dhe mbrojtjen e kufijve. Numri i madh i nëndetëseve koreano-veriore ka të bëjë me potencialin e lartë frikëngjallës të tyre. E, kjo është ajo që dëshmojnë edhe shifrat, pra vendosmëria e të gjitha vendeve, për t’u mbrojtur ushtarakisht.
E gjitha kjo humbet rëndësinë, nëse në një konflikt të mundshëm do të ndërhynte makineria gjigande ushtarake e SHBA-ve. Një vështrim në trupat strategjike të raketave, që janë përgjegjëse ndër të tjera për raketat me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë edhe armatimin nuklear, e bën të qartë këtë. Kina dhe SHBA-të posedojnë të tilla njësi, për dallim nga Koreja e Jugut dhe Japonia. Koreja e Veriut përpiqet në të drejtim, por ajo ka probleme të mëdha me zhvillimin e raketave të sigurta me rreze të gjatë veprimi. Avantazhi i armatimit dhe teknologjisë së SHBA-ve është i madh, aq sa Koreja e Veriut nuk do të kishte shans.
“Pavarësisht të gjithë superioritetit teknik nuk duhet të harrojmë cenueshmërinë reciproke të Koresë së veriut dhe të Jugut”, thotë Bale.
Rreth 70 për qind e trupave tokësore koreano-veriore janë të dislokuara në kufirin me Korenë e Jugut. Seuli ndodhet vetëm 50 kilometra larg kufirit.
“Edhe me një teknikë të vjetër me një numër të madh tankesh, artilerie dhe transportuesve të ekipazheve mund të kryhet një sulm me pasoja të rënda ndaj Koresë së Jugut”, thotë Bale. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova