LAJMI I FUNDIT:

Matip e goditi Hendersonin gjatë festës së golit ndaj Interit, por anglezi ia ktheu me një ‘shikim vrasës’

Matip e goditi Hendersonin gjatë festës së golit ndaj Interit, por anglezi ia ktheu me një ‘shikim vrasës’

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson dukej sikur ishte gati të vriste bashkelojtarin e tij Joel Matip, pasi ky i fundit e goditi në kokë gjatë festimit të golit të Reds ndaj Interit.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 2-0 në San Siro në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Roberto Firmino (75’) dhe Mohamed Salah (83’) shënuan me shpejtësi në fund të pjesës së dytë për të ‘vjedhur’ fitoren, pasi Interi dominoi thuajse gjithë ndeshjen.


Klopp: Nuk ishim të mirë, por qëndruam në lojë – zëvendësimet e bënë dallimin ndaj Interit
Lexo po ashtu Klopp: Nuk ishim të mirë, por qëndruam në lojë – zëvendësimet e bënë dallimin ndaj Interit

Megjithatë, një gjë interesante ka ndodhur gjatë festimit të golit të parë të Reds të shënuar nga Firmino me kokë pas një harkimi nga këndi.

Lojtarët e Liverpoolit nxituan të gjithë për të festuar dhe u përqafuan të gjithë në skajin e fushës.

Zëvendësuesi Matip po ngrohej aty pranë dhe shfrytëzoi rastin për të goditur në formë shakaje me shuplakë disa nga bashkëlojtarët, ndërsa ta edhe kapitenin Henderson.

Por, shprehja e fytyrës së anglezit tregonte se ai nuk e priti mirë atë goditje. Ndërsa Matip qëndronte aty duke qeshur, Henderson nuk e pa anën qesharake dhe hodhi një vështrim ‘vdekjeprurës’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori