LAJMI I FUNDIT:

Materazzi i përgjigjet me ironi Ibrahimovicit: Faleminderit, pa ty nuk do ta fitonim Ligën e Kampionëve

Materazzi i përgjigjet me ironi Ibrahimovicit: Faleminderit, pa ty nuk do ta fitonim Ligën e Kampionëve

Legjenda e Interit, Marco Materazzi iu përgjigj me ironi tregimit të Zlatan Ibrahimovicit, duke falënderuar suedezin, pasi “pa ju nuk do të kishim fituar kurrë!”.

Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për GQ duke treguar për kohën kur e dërgoi Materazzim në spital pasi mbajti mëri për katër vjet, për shkak të një dueli të vitit 2006.

Tani, ish-mbrojtësi i Interit iu përgjigj me një koment sarkastik yllit suedez.


Ibrahimovic zbulon një histori interesante: Prita katër vjet për t'u hakmarrë, por arrita ta dërgojë Materazzin në spital
Lexo po ashtu Ibrahimovic zbulon një histori interesante: Prita katër vjet për t'u hakmarrë, por arrita ta dërgojë Materazzin në spital

Ai postoi një foto të skuadrës fituese të tripletës nga sezoni 2009-10, me kapitenin Javier Zanetti që mbante trofeun e Ligës së Kampionëve, një trofe që Zlatan nuk e ka fituar asnjëherë gjatë karrierës së tij.

Materazzi dhe Ibrahimovic kanë pasur gjithmonë rivalitet të madh mes vete (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Erdha … pashë … fitova…”, filloi Materazzi në stilin e Ibrahimivicit.

“Gjithmonë dhe në çdo rast, FALEMINDERIT, Ibrahimovic. Pa ju nuk do të fitonim kurrë Ligën e Kampionëve”, ka shkruar mbrojtësi italian.

Ibrahimovic u transferua në Barcelonë afatin e verës para se Interi të fitonte tripletën, në një marrëveshje shkëmbimi përfshirë Eto’o, i etiketuar nga Materazzi në këtë post. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B5sMTSSoONG/?utm_source=ig_embed

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori