LAJMI I FUNDIT:

Mate Rimac vjen me tjetër projekt: Më 2024, Robotaxi do ta kemi nëpër Zagreb – do të sjellë qindra miliona investime

Mate Rimac vjen me tjetër projekt: Më 2024, Robotaxi do ta kemi nëpër Zagreb – do të sjellë qindra miliona investime

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç kanë vizituar gjatë ditës së sotme firmën tashmë të njohur kroate, Rimac Automobile, ku janë pritur nga pronari i saj Mate Rimac.

Pas këtij takimi, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, Mate Rimac iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.


“Sa i përket Bugatti, nuk dua që të tingëllojë sikur kemi bërë diçka kozmike. Suksesi ynë sapo po vjen dhe akoma nuk do të vijë. Mbi 1,000 punonjës, mbi 200 milionë euro investim, për prodhim në Kroaci. Marrja përsipër e Bugatti është një përgjegjësi e madhe”, citohet të ketë thënë fillimisht Rimac.

Por ai nuk është ndalur me kaq.

“E ardhmja e lëvizjes do të ndryshojë plotësisht”, ka thënë Rimac. “Ne jemi një kompani e re, jemi vetëm në fillim. Hapi ynë i madh tjetër është projekti robotaxi. Ne nuk duam ta tregojmë ende publikisht, përpara se ta çojmë në një nivel më të lartë”, ka treguar Rimac, duke shtuar se “Robotaxi do të jetë për xhepin e të gjithëve. Do të krijojë shumë vlerë atje dhe do të sjellë qindra miliona euro investime”.

Ai ka thënë se pret që qarkullimi të fillojë deri në vitin 2024, që këto vetura do të lëvizin nëpër qytet.

“Dhe ne do të kemi infrastrukturën deri atëherë”, thotë Rimac. /Telegrafi/