LAJMI I FUNDIT:

Bëri veprime të turpshme në prezencë të djalit të tij, shqiptari dënohet me 20 muaj burgim dhe dëbohet nga Zvicra

Bëri veprime të turpshme në prezencë të djalit të tij, shqiptari dënohet me 20 muaj burgim dhe dëbohet nga Zvicra

Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet, pasi të martën, Gjykata e Lartë Penale e Luganos e shpalli fajtor për masturbim në prani të djalit të tij 16-vjeçar.

Siç raporton medium zviceran, Laregione.ch, 48-vjeçari këtë akt e kishte bërë disa herë gjatë periudhës 2018-2020.

Në gjykatë, ai ka deklaruar se “Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”.


Megjithatë ai ka pranuar se një veprim i tillë nuk është normal, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.

Kjo sjellje, atij i ka kushtuar me dëbim nga Zvicra, për pesë vite.

Sipas Gjykatë, vendimi për dëbim ka ardhur edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë zvicerane.

“Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, ka grumbulluar borxhe dhe ka bërë një jetë larg vlerave të Zvicrës”.

“Mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, u tha në gjykatë.

Pos kësaj, 48-vjeçari po ashtu u akuzua nga fëmijët se kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre.

“E sigurt është se për të gjithë babai krijoi një klimë terrori në shtëpi, e cila sigurisht ndikoi negativisht në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore”.

Prandaj, gjykata konstatoi se nga ardhja e tij në Zvicër në vitin 1999 e deri në vitin 2016, i pandehuri në mënyrë sistematike u zemërua kundër katër fëmijëve të tij, duke i goditur ata me duar të zhveshura dhe me brez dhe me kabllo elektrike.

“Vajza e vogël gjithashtu është rrahur në të paktën dy raste. Për rrezikimin konkret të zhvillimit të tyre psikofizik, për Gjykatën mjaftuan deklaratat unanime të fëmijëve që raportuan vuajtjet e konsiderueshme që shkaktoi sjellja e babait”, u tha në gjykatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori