Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti është vërtet kurioz që ta sheh Antonio Conten në drejtimin e ish-skuadrës së tij, ndërsa insiston se Mauro Icardi është sulmues më i mirë se Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku.

Moratti ka kohë që  e ka shitur klubi, që tashmë është rishitur edhe një herë.


"Unë jam vërtet kurioz për të parë Interin e Contes. Unë mendoj se cilësia e trajnerit do të thotë shumë dhe ai mund të arrijë gjëra të mëdha këtu".

inter.conte .zanetti.oriali.2017.

"Fakti që ai kishte një të kaluar në Juventus është e parëndësishme, ai është një profesionist i cili ka qenë përgjegjës në shumë skuadra, përfshirë edhe Kombëtaren. Natyrisht, ky është një test i madh, sepse nuk është e lehtë të jesh trajner i Interit".

Ai foli edhe për situatën e Icardit, dhe sulmuesit e përfolur Dzeko e Lukaku.

"Dzeko dhe Lukaku janë sulmues shumë të mirë. Njëri është shumë i talentuar, tjetri shumë fizik, por unë ende them se Icardi është më i mirë se të dy”.

Dybala Icardi

"Çështja e Icardi është më e komplikuar dhe delikate se çdo gjë që unë kisha për t'u marrë me kohën time sa isha në krye. Unë nuk jam i interesuar për sjelljen e tij të mediave sociale, pasi unë i gjykoja lojtarët vetëm për sjelljen e tyre në stërvitje dhe në fushë”.

"Nëse ai duhet të përfundojë në Juventus, atëherë Bianconerët do të bëheshin një super skuadër. Juve e fillon sezonin si favoritë për Scudetto, pasuar nga Napoli dhe Inter, por Nerazzurët kanë krijuar një mbrojtje të pabesueshme: Samir Handanovic, Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Diego Godin do të na përfaqësojnë shkëlqyeshëm edhe në Ligën e Kampionëve”.

inter Lojtarët e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Godin është një lider dhe Interi tani ka mbrojtjen më të fortë në Serie A", ka thënë Moratti. /Telegrafi/

telegrafi sport app