LAJMI I FUNDIT:

Maskat, koka dhe bishti

Maskat, koka dhe bishti
Ilustrim

Rrezikun nga koronavirusi në mjedise të hapura e krahasoj me rrezikun nga plumbi qorr. Përjashto grumbullimet.

Megjithatë, jam që të mbahen maskat. E keqja nuk vjen nga kujdesi i tepërt. Vjen nga kujdesi i mangët.

Gjithsesi, urdhri për maskat në rrugë e kap problemin nga bishti.

Koka cila është?

Të shtohet buxheti. Të blihen shtretër, pajisje mjekësore, barna. Të shumëfishohen testimet. Të shpërblehen mjekët e personeli shëndetësor.

Për këto jemi më të mjerët në Evropë. Afrikanë!

Koka cila është?

Të shtohen kontrollet në mjedise të mbyllura.

Në supermarkete blerësit hyjnë pa maskë. Kurrkush s’u thotë veni maskën ose nuk ju shërbejmë. Asnjë kontroll.

Nëpër mjaft zyra e institucione mund të hysh pa maskë (në bare e restorante po se po). Kurrkush nuk thotë veni maskën ose nuk ju shërbejmë. Shumë të brendshëm e mbajnë maskën si shall në gushë. Për bukuri. Asnjë kontroll.

Në autobusët qytetës, shumica pa maska. Kurrkush s’u thotë veni maskën ose zbrisni. Asnjë kontroll.

Pensionistë e të tjerë nuk blejnë dot maska. Asnjë vendim që t’ua japë shteti.

Dhe më tej.

Kjo është koka. Pastaj vjen bishti, maskat në mjedise të hapura.

(Maskë, shqip: gojcë, gojashkë).

Shou s’e vret virusin.

U pa me tanket në rrugë. Nuk përbën “histori suksesi”.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori