Aktorja e famshme ka ten tepër të bukur falë maskave me përbërës vlerash të larta nutritive, të cilat vetë i përzien në shtëpi dhe i bën kombinimet të cilat ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën e fytyrës

Në të vërtetë, Halle përzien një lugë jogurt grek dhe po aq mjaltë.

Mjalti është i njohur në ritualet e vjetra për kurën e lëkurës, sepse ushqen dhe ka një sërë përfitimesh anti-rrudhë, ndërsa jogurti freskon dhe hidraton dhe bën piling të butë.

Halle nganjëherë në këtë përzierje shton disa pika klorofili, i cili pengon inflamacionin dhe aknet në lëkurë, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Halle Berry (@halleberry) on Aug 23, 2020 at 2:14pm PDT

Nëse vëren tharje më të madhe të fytyrës, Halle në recetë shton edhe avokado, në formë pikash.

Aktorja në fytyrë këtë maskë e vë pesëmbëdhjetë minuta, jo rrallë e vë edhe gjatë bërjes dush, ndërsa poret janë të hapura.

Ky ritual konsiderohet kyç për bukuri dhe cilësi të lëkurës.

Dhe mos harroni dekoltenë, njerëzit shpesh e harrojnë. Maska më së miri është aplikohet në dekolte – ka theksuar Berry për Mindbodyandgreen. /Telegrafi/