MASIT-Maqedoni: Rrjetet sociale duhet të drejtohen për qëllime edukative, jo të shfuqizohen
Mjetet dhe kanalet e komunikimit si rrjetet sociale dhe forma të tjera duhet të synojnë qëllimet arsimore dhe jo të shfuqizohen. Kjo kërkon një koncept dhe strategji të integruar që përfshin të gjitha palët e përfshira, duke filluar nga prindërit, shkollat, shërbimet profesionale, institucionet dhe e gjithë shoqëria, thonë nga Oda Ekonomike për Informacione dhe Komunikime Teknologjike – MASIT në lidhje me iniciativat për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut dhe rrjetet tjera sociale në vend, pas vrasjeve masive në Serbi, për të cilat shprehin keqardhje për familjet dhe të afërmit e viktimave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Problemi është i shumëanshëm dhe për këtë arsye qasja për zgjidhjen e tij duhet të përfshijë rregullimin e duhur të përmbajtjes së postuar në rrjetet sociale, si dhe edukimin e prindërve dhe fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale me fushata për t’i përdorur ato për të nxjerrë në pah të mirat, por dhe anët negative, pra rreziqet e përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale.
Ne besojmë se fëmijët, para së gjithash, duhet të kenë një sistem të ndërtuar vlerash, për atë që është e mirë dhe çfarë është e keqe. Këto vlera vijnë kryesisht nga prindërit dhe edukimi në shtëpi me prezencë dhe përgjegjësi të vazhdueshme, e më pas nga mësuesit, profesorët dhe të gjitha rastet e tjera në mjedisin e afërt të fëmijëve. Ndalimi i mundshëm i rrjeteve sociale nuk do ta zgjidhë problemin, përkundrazi, një media e ndaluar do të zëvendësohet shpejt dhe lehtë nga një tjetër”, thuhet në njoftimin e MASIT.
Nga ana tjetër, siç theksojnë ata, qasja në teknologji është vendimtare në procesin e digjitalizimit, proces ky që sjell përfitime të mëdha për të gjithë shoqërinë dhe që imponohet si një domosdoshmëri e jetesës moderne dhe për rrjedhojë edhe të vetë të rinjve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'