Kanë mbetur rreth tri javë që të fillojë procesi mësimor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore. Komunat dhe Sindikata e Arsimit kërkojnë nga MASHT-i që mos të përsëritet furnizimi sikurse vitin e kaluar.
Po kështu edhe prindërit ende nuk janë informuar për mënyrën e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit.
Këshilli i Prindërve ka kërkuar që sivjet të bëhet sigurimi i teksteve ashtu siç ka qenë praktika e mëhershme, e jo sikur vitin e kaluar.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar se si do të veprohet këtë vit, përderisa vonesa në definim të metodologjisë nga ana e MASHTI-t është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që t’i blejë tekstet shkollore dhe t’i shpërndajë nëpër shkolla para 1 shtatorit, që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme”.
Në komunën e Prishtinës nuk ka informacione se si do të procedohet me tekstet shkollore, pasi kjo është përgjegjësi e MASHT-it.
“Deri më tani në këto momente që po flasim, sipas informacioneve që i kemi nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe vetë drejtoresha Lushaku, nuk kemi marrë asnjë informatë të themi fillestare e aq më pak ndonjë tekst shkollor. Nga praktika e viteve të kaluara, kanë qenë që janë dhënë nëpër komuna në rastin konkret për kryeqytetin tekste shkollore të mjaftueshme për të gjitha ciklet, pra prej klasës së parë deri në të nëntën e pastaj të njëjtat janë dërguar e janë përcjellë tek të gjithë nxënësit”, tha për RTK-në Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës .
Përfaqësuesit e sindikatës së Arsimit para dy javësh kishin zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kanë kërkuar nga Ministria që t’i furnizojë shkollat me libra.
“Nga ajo kohë e deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, përveç nga ajo që lexojmë në medie dhe konsideroj se për cilëndo formë, qoftë për t’i dërguar në shkolla, qoftë por t’i dërguar në librari, që do të ishte prapë gabim i përsëritur. Disi jemi duke u vonuar, gjegjësisht MASHTI është duke u vonuar, ngase nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të filluar viti i ri shkollor 2024-2025”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Tërmet në Shqipëri

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit