MASH i publikoi konkurset për bursa për universitetet më të mira në vitin akademik 2025-2026

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në studimet deridiplomike pasdiplomike ose doktoraturës në një nga universitetet më të mira në botë sipas ranglistës së Shangait. Konkurset për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025-2026 janë shpallur, ndërsa afati i fundit për aplikimit është 12 shtator, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ajo përkujtoi se është masë që shteti e zbaton tanimë 15 vjet, por kësaj radhe me disa modifikime të kushteve për përfituesit pas marrjes së diplomës.
“Qëllimi i ndryshimeve është që të sigurohet efektiviteti i kësaj mase, e cila kushton shumë, duke pasur parasysh se studimi në universitetet më të mira është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe çdo vit paguajmë deri në 40 mijë dollarë vetëm për të mbuluar regjistrimin, dhe përveç kësaj, mbulohen shpenzimet e jetesës, akomodimit dhe transportit të studentëve tanë”, theksoi Janevska.
Në konkurset mund të aplikojnë qytetarët maqedonas të cilët në vitin akademik 2025/2026 do të regjistrohen në një nga dhjetë universitetet e para të ranguara nga të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave të gjenetikës, sipas listës së fundit të publikuar në Qendrën për universitetet e klasit botëror pranë Universitetit Xhio Tong të Shangait.
Kandidati duhet të ketë arsim përkatës të mëparshëm dhe notë mesatare përkatëse të përcaktuar në konkurs dhe të mos jetë për momentin përfitues i ndonjë burse nga një ofrues tjetër. Për bursistët mbetet detyrimi që pas marrjes së diplomës të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë dy herë më shumë se sa gjatë studimeve.
“Ka disa risi në konkurs. Pas kthimit, bursistët duhet të paraqiten në MASH dhe për herë të parë të regjistrohen në regjistër të posaçëm digjital (e-registar.mon.gov.mk), që po e prezantojmë këtë vit dhe që do të ndahet me autoritetet shtetërore, universitetet dhe odat ekonomike, në drejtim të gjetjes më të lehtë të një angazhimi të përshtatshëm pune. Nëse
studentit nuk i ofrohet angazhim brenda gjashtë muajve nuk i përfundon obligimi për të punuar në shtet”, informoi Janevska.
Nëse studenti, brenda tre muajve pas diplomimit, punësohet në një kompani Fortune 500 jashtë vendit, atëherë ai mund të qëndrojë jashtë Maqedonisë maksimumi tre vjet, me qëllim që siç tha ministrja, duke fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës fillon obligimi i tij për të punuar në vendin e tij dyfish më shumë se gjatë kohës së studimit.
“Nëse kandidati vendos të mos kthehet në vend, gjegjësishtë nuk i plotëson obligimet e marrëveshjes së nënshkruar, do të duhet të kthejë mjetet, aq sa ka paguar Ministria për studimet në afat prej dy viteve pas përfundimit të studimeve. Në të kaluarën është kërkuar kthimi i një shume dhjetëfish më të madhe, që në fakt ka qenë dispozitë kontraktuale e pazbatueshme”, shtoi ministrja.
Duke iu referuar regjistrit digjital të bursistëve jashtë vendit, Janevska theksoi se qëllimi është që të paraqiten të gjithë studentët e diplomuar dhe studentë aktualë jashtë vendit, të cilët shfrytëzojnë bursë nga MASH-i, në mënyrë që shteti të ketë një pasqyrë të gjendjes së secilit bursistë.
Regjistri përmban të dhëna për studentin, llojin e studimeve, periudhën e studimit, statusin e punësimit, kontakt të dhënat , etj., dhe të gjithë do të duhet të përditësojnë të dhënat e tyre të paktën një herë në vit nëse ka ndonjë ndryshim. Studenti mund të zgjedhë ta bëjë profilin e tij të dukshëm dhe kështu do të jetë më e lehtë të lidhet me studentët e tjerë, me institucionet shkencore dhe arsimore dhe me punëdhënësit.
“Tashmë jemi në komunikim me shumë studentë për t’u paraqitur dhe duke qenë se mund t’ju sjellë vetëm dobi, pres bashkëpunim dhe veprim. Ndërsa është kënaqësi për mua të ndaj me ju se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka filluar bashkëpunimin me disa studentë të diplomuar, të cilët kanë dëshirë dhe po punojnë me shumë entuziazëm për zhvillimin dhe promovimin e vendit të tyre”, tha ministrja .
Janevska u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që t’i shohin kushtet në konkurse dhe nëse i plotësojnë, duhet të shfrytëzojnë mundësinë që deri më tani e kanë shfrytëzuar rreth 400 qytetarë të Maqedonisë, për t’i avancuar njohuritë e tyre në universitetet e njohura botërore
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mesazh nga burgu: S’kam asnjë turp në jetën time, nuk kam vjedhur e as vrarë

VLEN: Nuk ka “deshqiptarizim” të institucioneve, por ka shpërfaqje të familjarizimit të institucioneve nga BDI

Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës