LAJMI I FUNDIT:

MASH-Maqedoni: Pagesa për ushqimin e subvencionuara të studentëve do të bëhet deri në fund të muajit

MASH-Maqedoni: Pagesa për ushqimin e subvencionuara të studentëve do të bëhet deri në fund të muajit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV-së njofton se pagesa e mjeteve në bazë të vakteve të subvencionuara të studentëve do të bëhet deri në fund të muajit aktual. Të gjithë studentët që ushtrojnë të drejtën e tyre do të përfitojnë në mënyrë retroaktive mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit, muajt tetor dhe nëntorit, në llogaritë e tyre të transaksionit.

“Aktualisht, një komision në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është obliguar për të kontrolluar nëse studentët/aplikuesit i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, krahason të dhënat e specifikuara në aplikime dhe të dhënat që kemi marrë nga institucionet e tjera kompetente – IRS, ESA, FPIOM, Ministria e Brendshme dhe të gjitha universitetet”, thuhet në njoftim.


Çdo student/aplikant do të marrë një vendim përmes sistemit përmes të cilit është bërë aplikimi dhe pagesa do të bëhet menjëherë më pas.

Nga MASH shtojnë se gjatë thirrjes, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime./Telegrafi/