MASH Maqedoni: Nxënësit të kthehen atje ku e kanë vendin, të mos i rrezikojmë brezat e ardhshëm
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka reaguar ndaj vendimit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për të mos e pranuar propozimin e qeverisë për rritjen e pagave për 10% për punonjësit arsimor dhe për të vazhduar grevën në arsim.
Nga MASH thonë se arsimimi i të rinjve është më i rëndësishmi dhe se sigurimi i vazhdimësisë dhe cilësisë së procesit arsimor duhet të jetë gjithmonë prioriteti më i lartë në veprimin dhe vendimmarrjen e e të gjithë faktorëve dhe subjekteve shoqërore që marrin pjesë në organizimin e këtij procesi.
“Është detyra jonë e përbashkët ligjore, etike dhe morale dhe kemi detyrim ta realizojmë, pavarësisht sfidave që paraqiten dhe të cilat i kemi tejkaluar gjithmonë me dialog, pa dëmtuar njohuritë e nxënësve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në disa raste gjatë periudhës së kaluar i ka bërë thirrje kryesisë së SASHK-ut që bashkërisht të vazhdojnë praktikën e kryerjes paralele të detyrave dhe obligimeve të punonjësve në shkolla për shkak të mos ngecjes së punës së institucioneve arsimore dhe negocimit për zgjidhjen e çështjeve që i tangojnë ata. Mirëpo, kësaj here mbetet e paqartë arsyeja pse sindikata vendosi të shkojë në një drejtim tjetër”.
“SASHK-u nuk e pranoi propozimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 2500 denarë, të siguruara në kushte kur vendi po përballet me krizë shëndetësore dhe krizë ekonomike. Kjo lëvizje mund të kuptohet vetëm si shantazh që rrezikon interesat e nxënësve, prindërve dhe familjeve. Megjithatë, jemi të bindur se ky vendim nuk pasqyron qëndrimin e shumicës së mësimdhënësve që janë anëtarë të organizatës sindikale – SASHK dhe prandaj apelojmë tek të gjithë mësimdhënësit, të udhëhequr nga dëshira për të marrë pjesë në krijimin e gjeneratave të nxënësve dhe ndërtimin e të ardhmes së vendit, në fakt kanë vendosur të ushtrojnë profesionin më fisnik, të vazhdojnë punën në interes të nxënësve dhe që nesër të kthehen në punë dhe të kryejnë përgjegjësitë e tyre të punës, duke u mundësuar të rinjve të vazhdojnë të avancohen”, thonë nga MASH.
Ata shtojnë se nxënësit duhet të kthehen në shkolla, duke shtuar se kjo shkon në favor idesë së ndërtimit të brezave të rinj, më të mirë se brezat e më mëparshme.
“Paga më të larta duhet të ketë dhe do të ketë . Përveç rritjes prej 10 për qind, është planifikuar të zhvillohet modeli për lidhjen afatgjatë të sistemit të pagave me pagën minimale. MASH do të vazhdojë t’iu ofrojë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional mundësinë për avancim në titujt – mentor dhe këshilltar, që gjithashtu nënkupton edhe të ardhura më të larta mujore për secilin që do ta ushtrojë këtë të drejtë. Vazhdon edhe avancimi i kushteve të punës përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore dhe pajisjen e shkollave”.
“Nuk duhet të ekzistojë dyshim se kujdesi për mësimdhënësit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Theksojmë se vetëm në tre vitet e fundit, si rezultat i vullnetit të Qeverisë, nego-ciatat kolektive kanë rezultuar me rritje të pagave në arsim në mbi 21%. Prandaj, t’i kthejmë nxënësit në mësimdhënie, ndërsa zgjidhjen e sfidave t’ia lëmë dialogut social. Greva është e drejtë, por nuk është edhe opsioni më i mirë në këtë kohë dhe në kushtet kur ka vullnet të fortë për zgjidhje të mirë”, thonë nga MASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025