LAJMI I FUNDIT:

MASH-Maqedoni: Dhuna në shkolla është e papranueshme, le të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një mjedis paqësor dhe harmonik

MASH-Maqedoni: Dhuna në shkolla është e papranueshme, le të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një mjedis paqësor dhe harmonik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e kryetarit të komunës së “Gradsko” për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore komunale ku është konstatuar rast i dhunës së bashkëmoshatarëve.

“Inkurajojmë pushtetin vendor që të vazhdojë dhe intensifikojë aktivitetet për ndërtimin e një mjedisi shkollor të qetë dhe harmonik në të cilin çdo fëmijë do të jetë në gjendje të arrijë potencialin e tij të plotë.


Ky është në fakt një mesazh për të gjitha komunat dhe menaxhmentin e shkollave në vend, sepse sjelljet e dhunshme tek të rinjtë nuk duhet të jenë opsion.

Ddënojmë çdo dhunë brenda dhe jashtë shkollave dhe në këtë drejtim, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, njësitë e vetëqeverisjes lokale, shkollat, partnerët e huaj dhe organizatat e shoqërisë civile, punojmë në vazhdimësi për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për nevojën për sjellje tolerante dhe tejkalim të konflikteve pa dhunë”, njoftojnë nga MASH./Telegrafi/