LAJMI I FUNDIT:

Maserati Ghibli është parë duke u testuar, mësohet kapaciteti që do ta ketë motori

Maserati Ghibli është parë duke u testuar, mësohet kapaciteti që do ta ketë motori

Kjo makinë është bërë hibride, por sërish vazhdon të ketë kapacitet të lart

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Maserati ka filluar transformimin, që t’i kthejë makinat me djegie të brendshme në hibride, si dhe makina që mbushen në tërësi me rrymë, transmeton Telegrafi.


Në mesin e modeleve të para, që do ta pësojë këtë transformim është Maserati Ghibli, që ishte planifikuar të shfaqej gjatë muajit që vjen në Beijing Motor Show. Por, ky aktivitet është anuluar si pasojë e coronavirusit dhe se kur do të shfaqet kjo makinë në tërësi, nuk dihet.

Megjithatë, nuk do të mbesim pa të dhëna të reja lidhur me këtë makinë, pasi është kuptuar kapaciteti që do ta ketë motori që Ghilbi e ka nën kapak.

Reporterët që merren me maki8na të reja, e kanë parë këtë makinë derisa testohej në një zonë malore me borë, ndërsa kanë arritur të vërejnë edhe një detaj të rëndësishëm.

Anash veturës, ka qenë e ngjitur një letër, ku shkruante se brenda makinës është motori me 2.0 litra që prodhon 330 kuaj fuqi.

Brenda makinës, gjithçka ka qenë e mbuluar, duke lënë të kuptohet se janë bërë ndryshime të mëdha që po mbahen fshehur. /Telegrafi/