LAJMI I FUNDIT:

Masat që do t’i ndërmerr Komisioni Evropian kundër Kosovës

Masat që do t’i ndërmerr Komisioni Evropian kundër Kosovës

Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian, tha se Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen gjatë kësaj jave.

Koopman theksoi se situata është brengosëse dhe kjo është gjëja më jo duhur në momentin kur po ndodh edhe lufta në Ukrainë.


Sipas tij, duhet të arrihet progres në krijimin e Asociacionit dhe fatkeqësisht deri tash nuk ka indikacione për de-eskalim të situatës nga institucionet e Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asociim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen”.

REL: BE-ja përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës
Lexo po ashtu REL: BE-ja përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës

“Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë”, tha ai, transmeton KP.

Sipas tij, është esenciale që të përdoren të gjitha veglat që i kanë si BE për të shtensionuar situatën.

Gjatë këtij debati, Lajçak u ka sqaruar eurodeputetëve hapat konkretë që BE-ja u ka propozuar Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Në këtë debat, shumica e deputetëve të PE-së kanë kritikuar qasjen e BE-së. Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Deputetët e PE-së kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por as Lajçak dhe as Koopman nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Dy zyrtarët evropianë, megjithatë përsëritën disa herë se “nga të dyja palët kërkohen veprime dhe hapa konkretë”.

Sipas REL, Lajçak u shpreh i gatshëm të ndaj detaje me deputetët evropianë për hapat që u janë kërkuar palëve për të shtensionuar situatën.

Si hap të parë ai përmendi tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, paralelisht me tërheqjen e protestuesve. Hap i dytë, sipas tij, është zhbllokimi i hyrjes së kamionëve me mallra nga Serbia në Kosovë, uljen e nivelit të gatishmërisë dhe tërheqjen e forcave ushtarake të Serbisë nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe mosdërgimi i tyre në atë zonë.

Ai po ashtu tha se përgjegjësit për dhunën në veri duhet të dalin para drejtësisë dhe misioni i BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) do të duhej të monitoronte proceset ndaj tyre.

Lajçak po ashtu përmendi edhe kërkesën e bllokut që të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – publikisht të deklarojë se do të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Ai tha se po punohet në dy opsione për shpalljen e zgjedhjeve. Opsioni i parë, sipas tij, është më i lehtë dhe ka të bëjë me mundësinë e dorëheqjes së kryetarëve të rinj të komunave në veri. Opsioni tjetër, sipas Lajçakut, politikisht është më i përshtatshëm pasi largimi i kryetarëve do të bëhej përmes një kërkese të nënshkruar nga qytetarët.

Kritikave për anshmëri dhe “përkëdhelje” të Beogradit, Lajçak iu përgjigj duke thënë se ai kryen “mandatin në mënyrë të paanshme” dhe se “kritikohem nga të dyja palët”.

“Unë jam mjaft i drejtpërdrejt në takime me ta. Por, qortimi publik dhe fajësimi do të ishte rrugë drejt katastrofës në dialog”, tha Lajçak, duke iu përgjigjur kritikave të eurodeputetëve se ai ka qenë i butë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/