Reparti RESI, ish-Brisku, i cili varet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, janë vënë në shërbim me të gjitha mjetet e nevojshme me qëllim mbrojtjen e tyre. Për ta janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme që disponon policia dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Disa prej tyre nuk banojnë në Tiranë dhe kjo e ka vështirësuar edhe më shumë punën. Masa të rrepta të mbrojtjes vazhdojnë edhe për anëtarët e KQZ-së, raportoi të enjten e përditshmja Shqip./Telegrafi/