Më 7 tetor të vitit të kaluar, Kosova lehtësoi masën e sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia nëpërmjet Merdares, por Dogana ende nuk është pajisur me skanerët e nevojshëm për heqjen e kufizimit në pesë vendkalimet tjera.
Afër gjashtë muaj nga vendimi i Qeverisë për lehtësimin e masës së sigurisë, në kontrolle të shtuara, për mallrat që hyjnë nga Serbia nëpërmjet Merdares, në pesë vendkalimet tjera me këtë fqinj kufizimi mbetet në fuqi.
Derisa pajisja me skanerë me rreze X, statikë e mobilë, mbetet parakusht për lehtësimin e masës edhe në Bërnjak, Jarinje, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, aktualisht në zhvillim janë tri procese të ndara për blerjen e tyre.
Krahas procesit të prokurimit që e udhëheq Dogana për dy skanerë – grant nga Banka Botërore – për furnizimin me pajisje të tilla, prokurim kanë nisur edhe Gjermania nën lehtësimin e GIZ-it, si dhe Ambasada Amerikane.
Megjithatë, ende nuk ka një datë për mbërritjen e skanerëve nga asnjëri proces.
“Është vështirë e realizueshme të parashihet koha e liferimit të dërgesave të skanerëve për faktin se prodhuesit rëndom prodhojnë sipas parimit make-to-order dhe nuk mbajnë stok të skanerëve te gatshëm”, ka deklaruar Dogana e Kosovës.
Duke konfirmuar se prokurimi është në vijim, ambasada gjermane i tha Dukagjinit se procesi është i ndërlikuar dhe kërkon kohë e konsideratë.
“Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar që të mbështesë Qeverinë Kosovare në sigurimin e skanerëve të nevojshëm në kalimet e saj kufitare. Procesi i prokurimit, aktualisht në vijim, përfshinë vlerësimet e tërësishme për t’u siguruar që janë identifikuar zgjidhjet më efektive për sfidat specifike në kufi. Për shkak të kompleksitetit të projektit, ky proces kërkon kohë dhe konsideratë. Të gjitha përpjekjet po ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me GIZ-in, institucionet relevante të Qeverisë Kosovare, BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”.
Megjithatë, Gjermania vlerëson se lehtësimet mund të bëhen edhe më herët.
“Njëkohësisht, Ambasada Gjermane mbetet aktivisht e angazhuar në monitorimin e procesit të inspektimit në Kalimin Kufitar në Merdare. Masat shtesë nga autoritetet kosovare për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare të mallrave mund të sjellë përmirësim të ndjeshëm për kompanitë kosovare, gjermane dhe ndërkombëtare. Me theks, përmirësime të tilla mund bëhen me shpejtë, pa kërkuar pajisje të reja, si rrjedhojë duke krijuar ndikime pozitive për bizneset dhe ambientin biznesor në Kosovë dhe në rajon”.
Ambasada e SHBA-së, ndërkaq, nuk dha detaje.
Qeveria vendosi masën e sigurisë ndaj mallrave nga Serbia më 2023, si përgjigje ndaj rrëmbimit nga forcat serbe të tre policëve kosovarë në fshatin Bare në Leposaviq.
“Prandaj kemi kërkuar skanerë, që maunja të hyjë në skanerë. Kur maunja të hyjë në skanerë, atëherë tregon që nuk janë krejt keksa aty”.
Përkundër lehtësimeve për shkak të CEFTA-s, Kosova refuzon heqjen e tërësishme të masës së sigurisë, veçmas pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, si dhe gjetjes dhe konfiskimit armëve dhe municionit në aksione e raste të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi