Malala Yousafzai është martuar pothuajse një dekadë pasi u qëllua në kokë nga talebanët për shkak të fushatës së saj për të drejtat e vajzave për arsimim.
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, 24 vjeçe, është martuar me partnerin e saj Asser Malik në një ceremoni private të organizuar në shtëpinë e saj në Birmingham, shkruan DailyMail.
Malala publikoi në Twitter disa fotografi nga dita e dasmës, ku kishte veshur një fustan të bukur ngjyrë rozë.
Ajo buzëqeshi pranë bashkëshortit të saj të ri, i cili kishte veshur një kostum të zi me një kravatë ngjyrë rozë, në një fotografi të adhurueshme të çiftit të realizuar në natyrë.
Një tjetër imazh shfaqte Malala-n duke prekur flokët e saj ndërsa Asser nënshkroi kontratën e martesës.
Asser u emërua vitin e kaluar menaxher i operacioneve të Bordit të Kriketit të Pakistanit (PCB).
Malala shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Sot shënohet një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për jetën”.
“Ne festuam një ceremoni të vogël në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutem na dërgoni lutjet tuaja. Ne jemi të emocionuar që do të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara”, shkroi tutje ajo.
Nuk dihet se kur Malala dhe Asser filluan lidhjen e tyre, por bashkëshorti i saj publikoi një mesazh urimi për ditëlindjen e saj në korrik.
Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen më të mahnitshmes Malala”.
Në fillim të këtij viti, babai i Malala-s, Ziauddin Yousafzai tha se do ta lejonte atë të zgjidhte partnerin e saj.
Prindërit e Malalës u përshkruan si një ‘martesë dashurie e organizuar’.
Por Malala më herët ka shprehur dyshime nëse do të martohej ndonjëherë. Në qershor ajo i tha Revistës Vogue: “Unë ende nuk e kuptoj pse njerëzit duhet të martohen. Nëse doni të keni një person në jetën tuaj, pse duhet të nënshkruani letrat e martesës, pse nuk mund të jetë thjesht një partneritet?”.
Në moshën 15-vjeçare Malala i mbijetoi një gjuajtje në kokë nga një person i armatosur taleban, pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave. Që atëherë ajo është bërë një ikonë globale për të drejtat e grave.
Në një intervistë ekskluzive për DailyMail nëntë muaj më parë, z. Yousafzai, 51 vjeç, tha se vajza e tij ishte plotësisht e pavarur dhe duhet të krijojë jetën që ajo dëshiron.
Ai tha: “Në komunitetin tonë, kur një vajzë arrin 23 vjeç, ajo zakonisht është e martuar dhe ka pak fjalë për këtë çështje.
“Për mua, fisi apo kasta nuk ka fare rëndësi. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është se kjo është jeta e saj (Malala). Unë jam lloji i babait që besoj në edukimin dhe lirinë e fëmijëve të tyre”.
“Ajo ka të drejtë të zgjedhë partnerin e saj ose askënd fare, varet nga ajo”.
Duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur u sulmua në vitin 2012, ajo është diplomuar në Oxford, dhe ka krijuar një fondacion të fokusuar në edukimin e vajzave.
Familja e saj janë pashtunë, një komunitet i ashpër tradicional dhe patriarkal nga rajoni malor i Pakistanit, të cilët janë të njohur për organizimin e martesave për vajzat në moshë të re dhe ngurrojnë t’i arsimojnë ato.
Z. Yousafazi tha: “Unë ia kam lënë këto çështje Malala-s. Ajo është shumë e pavarur. Unë do të jem rehat me këdo me të cilin ajo është e kënaqur”.
Ai shtoi: “E vetmja gjë që do të thoja është se ajo duhet të shkojë për dikë që respekton vlerat e saj, lirinë dhe pavarësinë e saj. Ajo do të ishte një gjykuese më e mirë për këtë se unë, besoj në mençurinë e saj”.
Malala u qëllua në kokë teksa ishte ulur në autobusin e shkollës pasi sfidoi talebanët duke vazhduar të shkonte në shkollë.
Për mrekulli, ajo mbijetoi dhe u dërgua me urgjencë në Britani për trajtim mjekësor dhe vazhdoi punën e saj të jashtëzakonshme. Karriera e saj arriti kulmin duke u bërë fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2014, vetëm 17 vjeçe.
Besimet e saj pasionante mbi barazinë e femrave u formësuan nga z. Yousafazi, një ish-mësues i cili foli publikisht kundër talebanëve dhe përpjekjeve të tyre për të ndaluar arsimin e vajzave, edhe para se ajo të qëllohej nga ata.
Z. Yousafazi pranoi se besimet e tij janë ‘jashtëzakonisht të rralla’ në komunitetin Pashtun dhe se edhe kur ishte në Pakistan, ai do të kundërshtonte martesat e detyruara dhe do të theksonte rëndësinë e arsimimit të vajzave.
Siç ka theksuar më parë Malala në vendlindjen e saj: “Të mirëpresësh një vajzë të vogël nuk është gjithmonë shkak për festime në Pakistan – por babai im Ziauddin Yousafzai, ishte i vendosur të më jepte çdo mundësi që do të kishte një djalë”.
Familja jetonte në lagjen malore Swat, e cila në kohën e të shtënave ndaj Malala-s, ishte infiltruar nga talebanët.
Jusfaafazi, i cili shpesh duhej të fshihej për shkak të kërcënimeve me vdekje nga ekstremistët, shtoi: “Unë do t’u thosha prindërve se gjëja më e mirë që mund të bënin për vajzat e tyre është të vendosnin një stilolaps në duar dhe t’i bënin ato të studionin dhe se ajo që po bënin talebanët nuk ishte Islami i vërtetë”.
Malala u diplomua në Universitetin e Oxfordit, por më pas e shtyu vendin e saj në Harvard për t’u fokusuar në drejtimin e Fondit Malala me babanë e saj, një organizatë që ajo themeloi që punon në të gjithë botën për të zbatuar programet e edukimit të vajzave.
Por z. Yousafazi zbuloi se në mes të mbikëqyrjes së punës së fondit Malala, ajo ka kaluar mbyllje në shtëpi duke shkolluar nënën e saj, Toor Pekai, 49 vjeçe, e cila po ndjek mësimet online të anglishtes.
Ajo ka ndihmuar gjithashtu vëllain e saj më të vogël Atal, 17 vjeç me detyrat e shtëpisë. Malala ka edhe një vëlla tjetër, Kushal, 21 vjeç, i cili po studion në një universitet në Londër.
Jusafazi shtoi: “Ashtu si shumë britanikë të tjerë, Malala ka bërë shumë shkollime në shtëpi dhe ka ndihmuar çdo ditë nënën e saj me kursin e anglishtes dhe Atalin me studimet e tij, kur ai e kërkon atë”.
“Por ndryshe nga shumë njerëz, asaj i ka pëlqyer vërtet shkollimi në shtëpi. Malala e do arsimin dhe është një nga studentët më të përkushtuar dhe më të përkushtuar që kam takuar ndonjëherë dhe kjo është ajo që e bën atë një mësuese kaq të shkëlqyer”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje