Martohet në fshehtësi dhe larg vëmendjes mediatike këngëtari Enis Bytyqi (Video)

I ka dhënë fund beqarisë pa e bërë të ditur, por krejtësisht në fshehtësi këngëtari Enis Byqyti.
Këngëtari nga Ferizaji, i cili tash e sa kohë është pjesë e labelit "ON Records", është martuar sot (e mërkurë) me vajzën e quajtur Rina.
Megjithëse janë mundur që ceremonia të jetë sa më intime, disa imazhe nga dasma nuk kanë shpëtuar pa u publikuar.
Në rrjetet sociale, ka qarkulluar një video, e cila shfaq çiftin në momentin teksa po lëshonin tullumbacet pas kurorëzimit.
Këngëtari dukej elegant në një kostum të zi, ndërsa Rina gjithashtu tërhoqi vëmendjen me një fustan dhe pallto ngjyrë krem.
Eni Bytyqi është shumë i pëlqyer për këngët e tij, dhe numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/01/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































