Prezantuesja e njohur shqiptare, Dojna Mema, ka kurorëzuar dashurin e saj ma martesë me këngëtarin Vlashent Sata.

Çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke theksuar se kjo nuk është një shaka e 1 prillit siç mund të hamendësojnë fansat.


Ka qenë vet Dojna ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga kurorëzimi i çiftit, të bërë në Njësinë Administrative numër 10 në Tiranë.

dojnamema 277601289 1211642429662437 2644092517206632674 n

Dojna e veshur me një kostum të bardhë dhe Vlashenti me kostum të zi, pozuan me lule në dorë dhe certifikatën e martesës që e morën të premten.

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka, të martuar”, shkroi prezantuesja në mbishkrimin e disa fotografive në Instagram.

dojnamema 277538170 138308225392849 4617833085023815801 n

Urimet për çiftin kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të shumtë të moderatores.

Lajmi për kurorëzimin e tyre vjen pak kohë pasi dyshja njoftuan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. /Telegrafi/

dojnamema 277703565 1386647145096827 7873726822225482763 n

dojnamema 277592308 402374694555139 7669472174677531879 n

dojnamema 277657649 396845351866112 4952718386412947013 n