Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Ajo është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.


Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas.

af4 e1530340903922

Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe shumë emra të njohur VIP, një ndër ta edhe modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi.

Kjo e fundit, ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi të çiftit, ku shihen duke u puthur pak momente pas celebrimit.

aferdita

Modelja Dreshaj duket e shkëlqyer në fustanin e bardhë, teksa jo më me pak elegancë shkëlqente në altar edhe bashkëshorti i saj tashmë, Jakub Kindl.

"Jam kaq e lumtur për motrën time, ju dua Afërdita dhe Jakub", ka qenë urimi i Xhesika Berberit për çiftin.

af6

Afërdita dhe Kindl ka disa vite që janë së bashku, dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

af1 e1530341012188

Hokeisti çek i propozi martesë bukuroshes shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar, në majën e një resorti luksoz në qendër të Pragës, në vendlindjen e tij.

Pa asnjë hezitim, Dreshaj i ka thënë "Po" Kindl-it, njëlloj siç ka bërë edhe në betimin e tyre në altar.

Pak ditë para martese, ata realizuan një set të mrekullueshëm fotografik, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe të mediave. /Telegrafi/

magazine

miami

vip 1

iiii e1530341910332