Interi është në rrugë të mirë që të arrijë marrëveshje me Racing Club për sulmuesin Lautaro Martinez, ndërsa qëndrimi apo jo i Mauro Icardit varet nga Liga e Kampionëve. 

Shuam media italiane shkruajnë sot se drejtori Piero Ausilio është takuar me sulmuesin 21 vjeçar dhe ka arritur që ta bind për t’iu bashkuar Interit.


Oferta prej 20 milionë eurove dhe një përqindje për shitjen e tij në të ardhmen është refuzuar, por palët po punojnë në detaje të reja.

GettyImages 914315682 Lautaro Martinez duke festuar golat. (Photo by Demian Alday/Getty Images)

Interi për të biseduar e ka dërguar Javier Zanettin, ndërsa te Racing, drejtor është futbollisti nerazzurri, Diego Milito.

Shumë pyesin se a mund të luajë Martinez së bashku me Icardin në një skuadër.

GettyImages 914322244 Lautaro Martinez, sulmeus i së ardhmes. (Photo by Demian Alday/Getty Images)

Sipas FCInterNews.it, kjo varet krejtësisht nga kualifikimi, apo jo i Interit në Ligën e Kampionëve.

Nëse dështohet futja në top katër, atëherë, Icardi do t’i shitet Real Madridit për 110 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.

Mauro Icardi Icardi, lojtari kryesor i Interit

Interi ka nevojë edhe për një sulmues, pasi që në ndeshjen e fundit ndaj Crotones, Icardi ishte i lënduar, ndërsa trajner, Luciano Spalletti kishte në skuadër vetëm Ederin dhe sulmuesin e ri, Andrea Pinamonti. /Telegrafi/

telegrafi sport app