LAJMI I FUNDIT:

Martinez më në fund thyen heshtjen për thumbimet që ia bëri Mbappes – por është deklaratë kontroverse bazuar nga veprimet

Martinez më në fund thyen heshtjen për thumbimet që ia bëri Mbappes – por është deklaratë kontroverse bazuar nga veprimet

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka mohuar të jetë tallur me Kylian Mbappen pas fitores së La Albiceleste në finalen e Kupës së Botës kundër Francës.

Veprimet e diskutueshme të 30-vjeçarit, si gjatë dhe pas finales së vitit të kaluar në stadiumin Lusail, krijuan shumë polemika. Ai bëri një sërë lojërash mendore për të thumbuar Les Blues ndërsa ata i mposhtën për trofeun e madh.

Më pas, pasi ngushëlloi Mbappen në fushë, Martinez vazhdoi të kërkonte një minutë heshtje për sulmuesin e PSG-së në mes të disa festimeve të mëdha në dhomat e zhveshjes.


Veprimi i shëmtuar i Emiliano Martinez me Mbappen – as Messi nuk intervenoi
Lexo po ashtu Veprimi i shëmtuar i Emiliano Martinez me Mbappen – as Messi nuk intervenoi

Një ditë më vonë dhe gjatë paradës së Argjentinës, portieri i Aston Vilës u talle me Mbappen duke mbajtur një kukull që kishte fytyrën e francezit.

Kanë kaluar dy muaj nga finalja në Katar, dhe tani Martinez ka bërë të ditur se nuk e kishte në cak Mbappen gjatë festimeve.

“E mbajta atë (kukullën e vogël) për dy minuta dhe e hodha, kjo është e gjitha”, deklaroi gardiani i Argjentinës.

I thanë të mos e bëj, por kë e provokoi Emiliano Martinez në pranimin e Dorezë së Artë
Lexo po ashtu I thanë të mos e bëj, por kë e provokoi Emiliano Martinez në pranimin e Dorezë së Artë

“Si mund të tallesha me Mbappen? Ai më shënoi katër herë. Katër gola në një finale! Kam respekt të madh për Mbappen”.

Franca paraqiti një ankesë zyrtare pasi ndjeu sikur Martinez kishte tejkaluar kufirin, por Mbappe në dukje nuk ishte i shqetësuar nga veprimet e portierit dhe tha se nuk i kishte shikuar ato gjëra dhe nuk ka asgjë personale me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Premier League
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori