Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga tetori i 1937, mbajnë rekordin Guiness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

"Ndodhem në Krujë, në qytetin e njohur për historinë dhe kulturën e pasur. Po një tjetër histori, ajo unikale e një çifti, ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë".


Hamidi, 105-vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-at festojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës së tyre, i thanë "po" njëri-tjetrit në 24 shtator të vitit 1937.

"Nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës", kanë deklaruar çifti.

2 82

Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë duke thënë: "Vallaj e bukur".

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeqare.

"Unë kam qenë një qikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetri", ka deklaruar Xhemja.

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

3 58

"Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me ombrellë me thoshë 'ule çadrën mos të të shohë kush'", ka shtuar Xhemja.

Ndërkaq i pyetur Hamidi nëse Xhemja ishte xhelozë ndaj tij, ai tha: "Po bëhej".

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.

"Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar", thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.

"Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit", shprehet Xhevria.

4 50

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre, ndërsa martesa e tyre cilësohet si më e gjata në Shqipëri dhe ndoshta mund të shënoj një rekord të ri botëror. /tvklan.al/