LAJMI I FUNDIT:

Martesat e vitit 2022 në shoubizin shqiptar – kush nga të famshmit i dhanë fund beqarisë vitin e kaluar

Martesat e vitit 2022 në shoubizin shqiptar – kush nga të famshmit i dhanë fund beqarisë vitin e kaluar

Gjatë vitit që lamë pas krahas ndarjeve dhe lajmeve të tjera bombastike, në shoubizin shqiptar pati edhe disa ngjarje të rëndësishme, sa i përket jetës private të disa prej yjeve të njohur.

Viti 2022 për një pjesë të të famshmëve shqiptarë ka qenë shumë i zëshëm, ku krahas karrierës profesionale, kanë qenë të fokusuar edhe në atë personale.

Figura nga fusha të ndryshme përfshirë, artin, muzikën e sportin i dhanë fund beqarisë gjatë vitit që shkoi, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.


Robin Krasniqi, Florent Hadërgjonaj, Arbër Zeneli, Valza Zhegrova, Armina Mevlani Arbër Hajdari dhe Albina Kelmendi – janë disa nga personazhet publike që bënë dasmë dhe organizuan ceremoni madhështore për ditën speciale të tyre.

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi

Çifti i njohur shqiptar, Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët kanë qenë mjaft shumë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar, kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre po atë vit

Boksieri shqiptar dhe modelja e famshme u fejuan në fillim të vitit 2022, gjersa asokohe njoftuan se po bëhen prindër.

Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë.

Çifti zgjodhi datën 9 maj 2022 për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni.

Të ftuar në dasmën e tyre kanë qenë politikanë e personalitete të njohura shqiptare.

Të njëjtit u bënë po ashtu prindër për herë të parë të një djali të quajtur, Meyson.

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i ka dhënë fund beqarisë në qershor të vitit 2022.

Ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen, Dorina Podrimja.

“Jeta më e mirë në jetën time. 06.06.2022”, shkroi futbollisti në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga urime të shumta nga ana e miqve dhe familjarëve të tyre.

Theksojmë që dyshja e njohur u fejuan në dhjetor të vitit 2021.

Arbër Zeneli dhe Dafina Hiseni

View this post on Instagram

A post shared by Arber Zeneli (@azeneli10)

Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Zeneli, ka qenë gjithashtu në mesin e yjeve shqiptarë që u martua në vitin 2022.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka kurorëzuan dashurinë me martesë me partneren e tij prej kohësh, Dafina Hiseni.

Çifti organizuan një ceremoni tradicionale shqiptare, teksa u panë dhe një numër i madh i të ftuarve.

Kujtojmë që 27-vjeçari dhe partnerja e tij u fejuan në shtator të vitit 2022, pas ndarjes së tij nga Majlinda Hoda, me të cilën gjithashtu ishte i fejuar.

Zeneli luan për ekipin francez, Reims dhe njëherësh futbollisti është pjesë e Kosovës tash e disa vite.

Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi

Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi

Këngëtarja shqiptare, Valza Zhegrova, është martuar në muajin gusht të vitit që shkoi.

Ajo dhe partneri i saj, avokati Nazmi Vërtopi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Bukuroshja pati një fillim të mirë në muzikë, ndërkohë që u distancua pas një kohe të shkurtër.

E njëjta tani ka ndërtuar një jetë të re në Belgjikë së bashku me partnerin e saj, ku edhe po vazhdon me aktivitete të tjera.

Megjithatë, Zhegrova nuk ka bërë të ditur nëse do t’i rikthehet sërish muzikës në të ardhmen.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Bukuroshja shqiptare, Armina Mevlani, u martua në muajin shtator me partnerin e saj, Shkëlzen Berishën.

Ata janë bashkë prej më shumë se një dekadë, gjersa në vitin e kaluar organizuan një ceremoni me miqtë dhe familjarët.

Moderatorja e “Goca dhe Gra” shkëlqeu me paraqitjen në disa fustane të ndryshme, ku në anën tjetër vëmendje të madhe mori edhe Shkëlzeni me kostumin e zi elegant.

Kjo ishte martesa e parë për Mevlanin, por jo edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzeni ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.

Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli

Opinionisti i Big Brother VIP dhe humanisti shqiptar, Arbër Hajdari, i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2022.

Ai dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Vlera Devolli, kurorëzuan dashurinë me martesë në një event të organizuar në Shqipëri.

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë”, nis postimi i Hajdarit.

“Lus Zotin të kemi jetë të lumtur”, shtoi themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Përveç edicionit të parë, Hajdari po vazhdon të jetë akoma në Big Brother VIP në rolin e opinionistit.

Albina Kelmendi dhe Valon Vataj

Edhe këngëtarja nga Peja, Albina Kelmendi, u martua në vitin 2022.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, organizuan një dasmë në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.

“Ti i dhe kuptim jetës time”, shkroi artistja në postimin që e publikoi në Instagram me fansat.

Kjo është martesa e parë për Albinën, por e dyta për Vatajn.

Valoni ishte gjithashtu i martuar më parë dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Magazina
Kalo në kategori