Poezi nga: Margaret Atwood Përktheu: Roland Gjoza

martesa nuk është
një shtëpi, një tendë


edhe më parë më e ftohtë ka qenë

buzë pyllit, ndanë
shkretëtirës
shkallët pa lyer
në pjesën e prapme ku jemi ulur
jashtë, duke ngrënë kokoshka

skaji i akullnajës që po largohet

ku me dhembje dhe me habi
duke mbijetuar madje
deri këtu

po mësojmë të ndezim zjarr