Pas Tetovës edhe Kumanova do të mbajë homazhe për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit. Kumanovarët do të organizojnë një marsh solidarizues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë iniciativë e ka paralajmëruar politikologu nga Kumanova, Xhenis Sulimani, i cili e ka titulluar këtë nismë si ''Një lule për Astrit Deharin''.


Në njoftimin e kumanovarëve shkruhet ''Kumanova, të enjten - 10 nëntor, do të organizojë Marsh solidarizues për humbjen e veprimtarit të çështjes kombtare Astrit Dehari, i biri i Avni dhe Xhemile Deharit, familje kjo që i dha frymë dhe jetë shqiptarizmës. Marshi do të nis ora 12:30 para Gjimnazit Sami Frashëri dhe do të mbarojë në sheshin e qytetit. Gjithë ata që janë të gatshëm në mënyrë paqësore të solidarizohen me familjen Dehari ftohen të marrin pjesë.'' thuhet në njoftim./Telegrafi/