Nga përfaqësues të Shoqatës “Çamëria” të Kosovës, shoqatës patriotike të Shqipërisë, liderë të Luginës së Preshevës si dhe dhjetëra qytetarë u kërkua bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, duke mos lënë anash as trojet tjera shqiptare.
Marshi nisi nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, në krye me një flamur me mbishkrimin “Çamëria” dhe vazhdoi deri te sheshi “Skënderbeu”, ku organizatorët mbajtën fjalime.
Kryetari i shoqatës “Çamëria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se sot kanë dalur për të treguar se populli shqiptar do bashkimin.
Ai po ashtu tha se këto shoqata nuk janë pjesë e ndonjë partie, me ç’rast edhe përshëndeti idenë e presidentit Thaçi për bashkimin e Kosovës Lindore më Kosovën.
“Ju zotëri të nderuar nuk e keni marrë votën në asnjë mënyrë për t’i copëtuar trojet shqiptare dhe nuk guxojmë as të imagjinojmë se do të vulosnit copëtimin të padrejtë që na e bënë armiqtë tanë shekullor. Ne iu kemi votuar që të na udhëhiqni në proceset e bashkimit. Mos u frikësoni vëllezër të politikës shqiptare, merreni guximin dhe thuajuni troç edhe miqve tanë ndërkombëtar, sepse, duke iu thënë të vërtetën mbi tragjedinë që përjetoi kombi shqiptar, ju po e kryeni amanetin e nënave dhe baballarëve që na lindën, rritën, ushqyen e shkolluan me shumë mund”, ka thënë Muçiqi, raporton KP.
Ndërsa, Ismail Selmani, i njohur si komandant “Mala”, tha se shqiptarët janë popull autokton.
“Shoqëria patriotike “Çamëria” në Kosovë bashkë më atë në Tiranë nuk është e interesuar t’i bashkojë vetëm Luginën e Preshevësm Medvegjën e Bujanovcin, por shoqata “Çamëria” në Kosovë në projektin e saj synon t’i bashkojë të gjitha trevat shqiptare, kudo ku flitet shqip kudo ku ka abetare shqip dhe ku ka gjithçka vetëm shqip”, ka thënë Selmani.
Kurse përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se për Luginën kjo është një ditë madhështore. Ai tha se ka ardhur momenti që Lugina të mos quhet Kosovë Lindore, por lindje e Kosovës.
Ai po ashtu kërkoi që të hiqet taksa 10 për qind për bizneset shqiptare në Luginë.
“Mbështetja asocion në ribashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me trungun e Republikës së Kosovës, aty ku e ka pas vendin prej kohësh. Në këtë proces, në këtë fazë, në këtë kohë kur kaluan plot 29 vite kur Gjermania Lindore i bashkohet asaj perëndimore, së cilës i gëzohet shumë çdo gjerman në të dyja anët dhe zonja Merkel, jo më larg se vitin e kaluar ofrohet pranë një cope muri, Berlini i mbetur për histori, e puth dhe thotë ëndrrat u bënë realitet. Tani ëndrra e shqiptarëve të Kosovës Lindore, është momenti kohor të bëhet realitet”, ka thënë Mustafa.
Kurse kryetari i shoqatës patriotike “Çamëria” në Shqipëri, Driton Sejko tha se sot kanë ardhur t’i përkrahin banorët e Luginës.
“Sot jemi mbledhur për të kërkuar bashkim kombëtar e për të përkrahur vëllezërit tanë të Luginës. E kemi thënë se Lugina rrezikon të bëhet Çamëria e dytë nga politikat e shpopullimit që ndjek Beogradi. Por ne shqiptarët kudo që jemi, në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Mal të Zi, Çamëri e në të gjitha trevat, rruga është vetëm një, të bashkohen shqiptarët në mes vetes e t’i shohin kufijtë si konvencionalë, t’i bëjmë ato të padukshëm e t’i bashkojmë shpirtrat dhe zemrat, ekonominë, arsimin, kulturën dhe gjuhën”, ka thënë Sejko.
Qytetarët marshuan me pankarta që përcollën mesazhe se Shqipëria, Kosova, Ilirida, Çamëria, Sanxhaku, Mërgata e Malësia janë me Luginën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës