LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja UBS-Credit Suisse po e vendos në rrezik reputacionin e Zvicrës

Marrëveshja UBS-Credit Suisse po e vendos në rrezik reputacionin e Zvicrës

Banka UBS është pajtuar për ta blerë rivalin e saj Credit Suisse për më shumë se 3 miliardë franga zvicerane [3.2 miliardë euro], si pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga qeveria.

Marrëveshja e shpëtimit do të thotë se Zvicra, një vend shumë i varur nga financat, është në rrugën e duhur që dy bankat e saj më të mëdha të bashkohen në vetëm një gjigant financiar.

Autoritetet dhe rregullatorët zvicerane, ndihmuan për të negociuar marrëveshjen, e cila u nënshkrua mes frikës së infektimit në sistemin bankar botëror, pasi dy banka më të vogla amerikane falimentuan javët e fundit.


Shkatërrimi i Credit Suisse, dërgoi valë tronditëse në tregjet financiare dhe duket se i ka dhënë një goditje reputacionit të Zvicrës, duke sugjeruar se investitorët tani do ta shikojnë vendin malor të Evropës Qendrore si “një republikë bananesh”.

Sipas kushteve të blerjes urgjente, investitorët e obligacioneve shtesë të nivelit të parë të Credit Suisse – të konsideruara gjerësisht si një investim relativisht i rrezikshëm – do të shohin që vlera e zotërimeve të tyre të ulet në zero. Do të thotë se investimet me vlerë rreth 16 miliardë franga, do të bëhen të pavlefshme.

Kriza e bankës Credit Suisse – çfarë po ndodh në tregjet financiare?
Lexo po ashtu Kriza e bankës Credit Suisse – çfarë po ndodh në tregjet financiare?

Lëvizja jokonvencionale është në kundërshtim me praktikën tipike të të dhënit përparësi të zotëruesve të obligacioneve mbi aksionerët kur një bankë dështon, si dhe shkaktoi trazira në tregun e obligacioneve bankare të konvertueshme të hënën.

Vítor Constâncio, i cili ishte zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) nga viti 2010 deri në 2018, tha përmes Twitter se njoftimi i FINMA ishte një “gabim me pasoja dhe potencialisht një mori çështjesh gjyqësore”.

BQE-ja dhe Banka e Anglisë u përpoqën të distancoheshin nga vendimi i FINMA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori