LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive avantazh për punëtorët, sfidë për bizneset

Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive avantazh për punëtorët, sfidë për bizneset

Draft Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, ishte tema e diskutimit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha është pjesë e Këshillit Ekonomik Social dhe tash sa kohë ua ka dërguar Draft Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, me qëllim të informimit me kohë dhe se a do të jetë kjo marrëveshje sfidë për bizneset, por ajo e cila është e sigurt, ajo do të jetë avantazh për punëtorët në të gjithë sektorët publik e privat.

AKB-ja këtë draft marrëveshje e ka diskutuar nëpër degët e saja, ku disa kompani kanë dhënë vërejtjet e tyre substanciale, por shumë të tjera nuk kanë pasur, ndërsa ju mund të jepni komentet e juaja të cilat do të dërgohen për implementim.


“Marrëveshja Kolektive, është një kushtetutë ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve”, tha Shahini.

Ai shtoi se marrëveshja rregullon: themelimin e marrëdhënies së punës, orarin e punës dhe pushimet, pagat, kompensimet dhe të ardhurat tjera personale, informimi i të punësuarave, ndërprerja e kontratës së punës dhe të drejtat e obligimet e palëve e mënyra e zgjedhjes së kontesteve.

Suat Berisha, nga kolegji Universum, tha se kanë vërejtje lidhur me pagesën e pushimit të lehonisë që ngarkesa e biznesit të jetë sa ma e vogël, duhet të krijohet fondi nga qeveria. Ai shtoi se edhe pushimi vjetor tek sektori i arsimit është i zgjatur dhe duhet rregullohet sipas ligjit për të gjithë njëjtë.

Xheladin Zenuni, nga kompani Shell- Al petrol, tha se kjo marrëveshje duhet të gjej zbatim sa më të shpejt në mënyrë që të ruhet fuqia punëtore për të mos ikur nga Kosova.

Liridon Alidema, nga kompania Emona- interex, tha se implementimi i saj në terren nuk është i lehtë për shkak se krijon konfuzion në mes Marrëveshjes Kolektive e Ligjit të ri të Punës i cili është duke u realizuar dhe nuk ka pësuar ndryshim dhe nga ajo kohë në tregun e punës ka ndryshime të mëdha.

Merita Musa, nga kompania Sigal, tha se pushimi pa pagës në marrëveshje është jo i qartë mirë dhe i cili duhet të qartësohet se kur është e deomosdoshme dhe me këtë edhe siguria e vendit të punës dhe sigurimi shëndetësor.

Granit Sogojeva, nga kompania Besa security, tha se e mirëpresin marrëveshjen ku eliminon paqartësitë ligjor dhe avancon pozitën e punëtorit.

Në fund të diskutimit njëzëri u tha se kjo marrëveshje është avantazh për punëtorë, sfiduese në implementim por jo e pakalueshme dhe si e tillë mund të ecë drejt avancimit të të drejtave të dy palëve dhe gjatë implementimit të pësoi ndryshim e inkorporohet Ligji i ri i Punës e Lehonisë që në realizim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori