LAJMI I FUNDIT:

Marmarinos: Nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin në garat ndërkombëtare

Marmarinos: Nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin në garat ndërkombëtare
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë janë stërvitur për dy ndeshjet parakualifikuese për ‘FIBA Eurobasket 2025’, ndërsa sot (e hënë) kanë udhëtuar drejt Norvegjisë.

Dardanët do të përballen me Norvegjinë në udhëtim më 25 nëntor, kurse më 28 nëntor e presin në shtëpi, Danimarkën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve.


“Mendoj se nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin tënd në garat ndërkombëtare. Basketbollistët e Kosovës e dinë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se presim që do të japin maksimumin në parket. Nuk do të mungoj angazhimi ynë dhe do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Marmarinos ka komentuar edhe dy përballjet e Kosovës, ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, ka thënë tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova përballet me Norvegjinë më 25 Nëntor nga ora 19:00 në Bergen, kurse ndaj danezëve do të luajë në shtëpi më 28 Nëntor nga ora 19:00.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori