Artisti shkodran Marco Caka, pa dyshim është ndër emrat, të cilët kanë arritur të krijojnë një karrierë e suksesshme në lëmin e filmit, madje duke prekur edhe Hollywoodin.
Ai, të gjitha këto i ka arritur me vullnet, punë përkushtuese, por edhe talent dhe shpirt prej artisti. Caka, kësisoj ka hyrë fuqishëm në hullinë filmike, duke shënuar rezultate të lakmueshme dhe të padiskuueshme. Të depërtosh në Hollywood, nuk është punë e lehtë, madje për shumëkënd mbetët një ëndërr e përjetshme. Por, ja që Marko Caka, ia ka dalë faqebardhë të bëhet pjesë e pandarë e filmit amerikan dhe dita ditës po krijon emër dhe lavd dhe kjo nuk është pak.
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Artisti i përmasave botërore, Marko Caka, ndonëse ishte shumë i zënë me xhirime, gjeti kohë që për portalin tonë, të jap, madje me kënaqësi këtë intervistë ekskluzive pas sukseseve të mëdha të tij, prandaj ne po e botojmë në plotni.
Nga Shkodra në Hollywood. Çfarë ndjenje është kjo?
Për të qenë modest dhe për të mos u keqkuptuar nga lexuesit, mund të themi nga Shkodra në Industrinë e filmave hollivudian. Sa i përket rezidencës unë jetoj akoma në New York, sepse edhe projektet e filmave në xhirim janë të shumta. Tani të vijmë tek pyetja se çfarë ndjesie dhe ndryshimi ka rrugëtimi i gjatë që nga jeta ime në monizmin e vendlindjes time deri tani që po punoj për industrinë më të madhe të filmave botërorë, absolutisht është imagjinare. Sepse u rrita si çdo fëmijë me plot ëndrra në një zbrazëtirë hermetike, ku nuk të shkonte mendja që një ditë do gjendesha pranë yjeve dhe të punoja për ta. Por, kjo nuk erdhi rastësisht. Erdhi pas peripecive, në dallgë e furtuna të jetës, por me vullnet për të ndryshuar jetën time duke patur plot ëndrra. Dhe kjo nisi që në fillimet e largimit nga vendlindja ime drejt Greqisë, që deri diku, ia dola për të bërë një karrierë modeste në gazetari, dhe kjo më ndihmoi për të bërë hapa më të mëdhenj deri këtu.
Po del e sakte thënia se Shkodra është cepi i civilizimit botëror, ose vatër e talentëve të mëdhenj?
Të paktën në Shqipëri është një djep cilivizimi, me një kulturë të lashtë që respekton kulturat tjera, duke jetuar në harmoni. Kushdo që kalon në Shkodër, nuk ndjehet si jabanxhi, sepse janë vetë qytetarët me traditat e tyre që e trajtojnë mysafirin të barabartë si në shtëpinë e tij. Dhe kjo traditë është shtrirë tek të gjithë shqiptarët, ku vlerësohemi ndër më bujarët në botë.
Ju, tashmë keni prapa vetes një karrierë të bujshme prapa, por edhe një rrugë të ndritshme përpara. Si ishte ky rrugëtim?
Nëse thoni përpara filmit, rrugëtimi ka qenë pothuajse 20-vjeçar në shtetin grek, ku problemet dihen tashmë, por njeriu gjen rrugët për ta sfiduar atë, dhe pak a shumë, ja arrita nga një emigrant i punëve të rëndomta, deri tek reporteri special në institucionet e hierarkisë greke për shumë vite, duke fituar respektin si shqiptar, që politika e tranzicionit e kishte përdhosur dhe, çdo shqiptar ndjehej si “delja e zezë”.
Cilët janë filmat kryesor ku keni luajtur, si janë pritur nga publiku dhe kritika filmike, e cila, shpesh di të jetë e pamëshirshme?
Në filmat ku kam marrë pjesë nga rolet me të vogla në ato më specifike, si karaktere janë shumë, por unë mund të dalloj ato që më kualifikuan të bëhem pjesë e Unionit të aktorëve, si “Bridge of Spice” i Spielberg që është vlerësuar me Oscar, Fast 8 si filmi më i popullarizuar në botë dhe seriali i ri i regjisorit të nominuar për Oscar, Spike Lee i cili me preferencën e tij, më dha rolin e Metre D. Ka edhe role të tjera të vogla në filma të mëdhenj, të cilët janë me dhjetëra, por që vlejnë si përvojë për t’u angazhuar në rolet protagonistike.
Por, duket se suksesi juaj, i cili pritet të bëjë bujë është angazhimi në film, krahas aktorit të madh Will Smith. Për çfarë filmi bëhet fjale, nëse mund ta shpjegoni syzheun e tij?
Bëhet fjalë për vazhdimësinë e sagës së filmit ‘Bad Boys’, por meqë është projekt pilot dhe ndërtimi i kastit është në bisedime, nuk mund të flas më shumë për të, por uroj që të bëhem pjesë e filmit në një karakter të përshtatshëm në xhirimet e vitit 2018.
Sigurisht iu presin edhe angazhime të tjera?
Absolutisht që po, tani që u pranova në Unionin e aktorëve SAG-AFTRA, mundësitë janë më të mëdha për projektet e produksioneve hollivudiane. Pra, bëhet fjalë që je i punësuar vetëm brenda kësaj industrie dhe nuk punësohesh dot në industri të tjera të filmit, ashtu që nuk lejon asnjë aktor tjetër pa këtë status, nëse nuk plotëson kriteret shtrënguese që masin nivelin profesional të aktorit të rangjeve të mëdha.
Po, cila është jeta juaj private?
Jeta ime private është shumë e thjeshtë, si një beqar i fokusuar më shumë me punën e aktrimit dhe shumë rrallë dalë me shoqëri. Kam shumë pak kohë për të bërë gjëra argëtuese të hobeve të ndryshme. Edhe atë pak kohë të lirë e shfrytëzoj me klasat e aktrimit. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë më vonë, nëse ruhen këto raporte kur karriera ka intensitet pune, meqenëse filmi ka imazh të rëndësishëm në marrëveshjet e kontratës.
Keni ndonjë idol?
Përveç asaj njerëzore që idhulli im është im atë, që më mungon shumë, në profesion nuk mund të them, sepse të gjithë aktorët e mëdhenj i adhuroj, për të veçantën e aktrimit të tyre. Më pëlqen të jem vetvetja me të mirat e të këqijat, duke përfituar nga përvoja e tyre.
Keni qenë në Kosovë. Po t’iu ofrohej ndonjë rol, do ta pranonit?
Kam qenë në Kosovë dhe më mungon shumë vendi dhe miqtë e shumtë. Hera e fundit isha në disa xhirime të një seriali të ri dhe ishte eksperienca ime e pare me kineastë shqiptarë, të cilët janë modestë për kushtet e tyre, por plot talent dhe dëshirë për të punuar.
Si e vlerësoni filmin shqiptar dhe a kemi talent për këtë art?
Filmi shqiptar ka nxjerre artist të mëdhenj me vepra të pavdekshme. Ka një vazhdimësi të saj, por që mendoj se duhet të ketë më profesionalizëm në përzgjedhjet e aktorëve të mirë e të rinj. Shqipëria e Kosova ka shumë talent, por që duhen ndihmuar. Filmi nuk bëhet duke përfshirë të afërmit apo duke ndërhyrë producentët sepse hedhin paranë, as edhe me ata që kanë fituar popullaritet nëpër rrjetet sociale. Aktrimi është një art me vete që vjen nga talenti dhe që punohet vazhdimisht në klasat e aktrimit për të mbetur performues në nivele të larta, se ndryshe të braktis shumë shpejt. Unë nuk them të jetë i nivelit hollivudian, ku vetëm në role shumë të vogla ka shumë shkallë kastingjesh me qindra mijëra konkurrent. Njerëzit e filmit në Shqipëri e Kosovë duhet të ndahen njëherë e përgjithmonë se të prodhosh një film, duhet ta ndërtosh kastin më të afërm të familjes, tezakë apo sponsorizues. Por të ndërtohen agjenci të ndryshme e kastingje që me anë të agjentëve të tyre hulumtojnë dhe pikasin talentët e rinj apo dhe grupmoshave të ndryshme në rrethe të ndryshme dhe ua sugjerojnë produksioneve. Pra në një farë mënyre ua lehtësojnë punën produksioneve duke ditur se afati i projektit është shumë i shkurtër. Besoj se një ditë do të ndërtohet kjo urë lidhëse profesionale, sepse ka shumë regjisorë të mëdhenj, bashkë me aktorë talent.
Sa përkrahen talentët, apo lindin dhe ikin pa u zbuluar. Dua të them, i lihen vetvetes, apo gjejnë farë mbështetjesh?
Ky është një problem në rang botëror se sa talent ka bota, por që nuk e kanë mundësinë më të vogël për të shfaqur talentin e tyre për shkak edhe të infrastukturës. Për shembull, mendoni vetëm këtë se sa talent ishin aktorët e vegjël shqiptar në kohën e diktaturës, ku audicionet bëheshin vetëm brenda Tiranës, nga shkolla Petri Nini deri tek Sami Frashri, dhe disa herë regjisorët pikasshin edhe fëmijët e komshinjve të tyre. Po sikur kërkimi i talentëve të shtrihej në gjithë Shqipërinë, jam i bindur se do të kishim akoma aktorë të mëdhenj. Dhe kjo fatkeqësi vazhdon të jetë duke u dominuar vetëm nga qytetet e mëdha urbane, sepse ata e kanë mundësinë si banorë afër produksioneve. Përshembull, unë nuk do ta bëja këtë që bëj sot, po të vazhdoja të jetoja në Greqi, apo në Evropë. Sepse fati i karrierës, don vendin e duhur, kohën e duhur dhe njerëzit e duhur.
Filmi është industri e madhe dhe e shtrenjtë, prandaj aty nuk ndodh asgjë rastësisht.
Pikërisht këtë ua sqarova deri tani, se filmat e mëdhenj për shkak të buxhetit marramendës, çdo detaj që fut brenda, kërkon profesionalizëm dhe i paguan mirë që nga aktori kryesor e deri tek figurantët ku të gjithë duhet të kenë eksperiencë në filma. Në industrinë e produksioneve hollivudiane edhe karakteret me role pa dialogje, kanë audicione, madje të rrepta, sepse ke të bësh me role që janë pranë yjeve të mëdha dhe moskujdesja e detajeve të vogla, mund t’u kushtojë shumë deri në dështimin e realizimit perfekt të filmit. Prandaj produksionet e mëdha, janë të lidhura me të gjitha agjencitë kontraktore në të gjithë botën për të gjetur aktorin që i përshtatet karakterit, atëherë edhe konkurrenca është marramendëse, sepse je një në një milion, bie fjala, për t’u përzgjedhur në rolet e vogla të karaktereve me pak skena. Dhe, për ta kuptuar këtë sesi funksionon, duhet të jesh vetëm brenda në Industri; të gjithë të tjerët jashtë saj flasim me hamendjet e tyre. Filmi hollivudian nuk e bën përzgjedhjen si mund ta bëjë një produksion në Shqipëri. Atje nuk e kanë infrastrukturën e tillë, për shkak të buxhetit, ku përveç aktorëve kryesorë, të tjerët shkojnë pa u paguar. Krahasimet janë qesharake, si nata me ditën, nëse flasim për mënyrën e organizimit. Prandaj është ëndërr për të hyrë brenda këtij tempulli dhe për t’i përjetuar gjërat nga afër.
E keni provuar veten edhe ne regji, apo artisti mbetet artist, kurse regjisori regjisor, e skenaristi, skenarist. Preferoni që të mos shpërndaheni?
Jo nuk është ajo, përkundrazi në filmat e mëdhenj, aktorët kryesorë janë të gjithanshëm, regjisorë e producentë, por tek unë, si një “bebush” në eksperiencë, regjia nuk ka ardhur akoma, sepse tani jam i përqendruar më shumë tek aktrimi dhe mësimet qe marr. Sado që puna trevjeçare në sheshxhirime duke punuar pranë regjisoreve më të mëdhenj të planetit më ka bërë që të njoh shumë gjëra, duke “vjedhur” çdo detaj të përvojës së tyre. Mund të them se, jam më i gatshëm teorikisht si kritik i shumë gjërave nëse filmi është i realizuar mirë dhe kur – jo. Por, realizimin e një filmi e ndihmon shumë buxheti i madh me teknologjinë e kamerave dhe e mjeteve ndriçuese e kostumografinë në sheshxhirim që bashkë me regjisorin e madh dhe ekipin gjigant, realizojnë vepra që nuk i konkurron askush në botë. Prandaj, dhe çmimet e Oscar, nuk e kapërcejnë kurrë Atlantikun, përveç filmave të huaj dhe të metrazhit të shkurtër, sepse produksionet hollivudiane, nuk mund të prodhojnë filma të vegjël për një audiencë botërore. Sepse hidhen në treg dhjetëra miliona dollarë vetëm për një film.
Keni kontakte me njerëz të rëndësishëm, por lini përshtypjen e një artisti modest në jetë. Mbase, prireni nga thënia, rezultatet flasin vetë?
Po, kam fatin të takoj të gjithë më të famshmit e botës së filmit, por në konfidencën e raportit të punës. Në sheshxhirim, gjatë punës, respektohet shumë hierarkia. Gjithsesi vetëm prania afër yjeve, të bën të ndjehesh i privilegjuar dhe një ëndërr për çdo aktor. Por, ky privilegj nuk ka ndryshuar aspak jetën time, madje as banesën time të thjeshtë me qira. Nuk më pëlqen të ndahem nga komunikimi me njerëzit e thjeshtë, sepse në një mënyrë të ndihmojnë për të qëndruar afër karaktereve.
Çfarë mesazhi keni për të gjithë ata, që i hyjnë rrugës suaj?
Vetëm punë e praktikim dhe mos të dëgjojnë majtas-djathtas, sepse aktrimi është art shpirtëror e psikologjik dhe forcat negative të gravitetit të keqdashësve ndikojnë shumë ne performancen e aktorit. Dhe këtë e kam ndjerë shumë kohët e fundit, sepse bota artistike është art i lakmueshëm që mbart shumë xhelozi, dhe që vepron ose hapur ose në heshtje, por që duhet të shpërfillet. Dhe, rrjetet sociale e kanë të shtrirë shumë këtë lloje keqdashësie me anë të anonimatit, dhe nëse rrjetin social e ke për një grup të vogël miqsh, reagimi është më i shpeshtë dhe nuk mund ta lësh pa përgënjeshtruar se ndryshe do të thotë se pajtohesh. Është tjetër me rastet e yjeve që kanë miliona ndjekës, dhe nuk mund t’i përgjigjesh gjithsecilit, dhe në këto raste çdo opinion negativ nuk merret aspak parasysh.
Ktheni shpesh në Shqipëri dhe a keni ndonjë ftesë për angazhime atje?
Shkoj shumë rrallë për shkak të largësisë dhe angazhimeve, por më tepër për pushime. Tani si pjesë e Unionit, e kam të pamundur të luaj jashtë filmave të produksioneve hollivudiane. Vetëm në rastin nëse produksioni e ka regjistruar projektin në Union, një gjë që nuk ndodh për arsye të buxhetit të ulët. Prandaj si me shaka, falë këtij Unioni, vlera e aktorit bëhet i paprekshëm ose duhet të paguhet sipas kritereve të tij.
Cilat janë synimet, dëshirat dhe planet tuaja?
Synimi im, me ndihmën e Zotit, është të vazhdoj të rris përformancën time të aktrimit, ku shpresoj se me Konservatorin e Mastrin e tij që ma ofron falas Unioni, të kap role të mëdha. Që do të thotë, shumë shpejt të marr mbrapsht frutet e investimit tim trevjeçar…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje