Marketingu me (Biz)Video: Statistika që dëshmojnë pse duhet të investoni në të

Në vitin 2025, marketingu me video ka marr një hov të fuqishëm, me trendet e reja që vazhdojnë të formësojnë mënyrën se si kompanitë ndërveprojnë me audiencat e tyre.
Platformat mediale online kanë hapur horizontin që duket si një terren që nuk ka fund, duke i mundësuar cdo biznesi të pozicionoj vetën në tregun e shitjes, promovimit, prezencës etj.
Sipas të dhënave të Meta-së të raportuara nga Data reportal, numri i personave që mund të arrihet me reklama në Instagram Reels është rreth 726.8 milionë.
Aq sa është zhvilluar ky profil i marketingut – aq edhe është rritur konkurrenca.
Tashmë kur të gjithë kanë mundësinë të postojnë dhe ndërveprojnë online, ajo se cka i dallon kompanitë nga tjetra mund të dëshmohet në bazë të kreativitetit së marketingut me video, përmbajtës së tyre dhe “empatisë” ndaj audiencës apo target grupeve.
Ndaj, përmbajtja krijuese e shoqëruar me pamje adekuate, në fokus të personalizimit të kampanjave duket se mund të jetë një “goditje në shenjë”.
Në këtë kontekst, BizVideo spikat si një zgjidhje inovative për komunikimin e biznesit.
Në një botë ku videot e shkurtra janë më të shikuarat dhe rrjetet sociale vendosin rregullat e lojës, BizVideo është përgjigjja për një komunikim që kap vëmendjen, qëndron në mendje dhe lë gjurmët e biznesit tuaj.
Me një qasje të zgjuar vizuale dhe shpërndarje strategjike, Telegrafi sjell për biznesin tuaj një mjet të ri me fuqi të madhe ndikimi. Një përvojë që flet gjuhën e audiencës suaj. BizVideo ofron një format të ri të përmbajtjes vizuale, i krijuar për të ndihmuar bizneset të rrisin praninë e tyre në rrjete sociale përmes videove të shkurtra dhe vertikale, ideale për TikTok, Instagram Reels dhe Facebook.
Ky format është dinamik, vizualisht tërheqës dhe i menduar për konsum të shpejtë, realizuar profesionalisht nga një ekip kreativ me përvojë mediatike dhe i shpërndarë strategjikisht në rrjetet e Telegrafit, me mbi 1.7 milion ndjekës aktiv.
Pse ka rëndësi përmbajtja e videove të shkurtra?
Angazhimi më i lartë: Videot e shkurtra shpesh kanë nivele më të larta angazhimi të audiencës (engagement) për shkak të natyrës së tyre, përmbajtjës së përmbledhur dhe tërheqëse.
Sipas platformës HubSpot (kompani e fuqizuar me AI, me softvere, integrimet dhe burimet qe lidhen me marketingun, shitjen dhe sherbimet nga klienti), 39% e markave B2B përdorën platformën TikTok për marketing gjatë vitit 2024.
Ndërsa, tashmë kur statistikat flasin për rënjën e ashtu quajtur “attention span” të vëmendjes njerëzore prej vetëm 8.25 sekonda, ajo se cka prezentohet dhe thuhet në një video të shkurt, definon kapjen e vëmendjës nga përdoruesi.
Përdoruesit janë më të prirur të shikojnë dhe të (shpër)ndajnë këto video krahasuar me përmbajtjet më të gjata.
Përshtatshmëria për telefonat: Në vitin 2024, mbi 5 miliardë njerëz po përdornin mediat sociale në mbarë botën, një numër i parashikuar të rritet në mbi 6 miliardë në vitin 2028.
Videot e shkurtra janë projektuar për konsumimin në telefona, duke u përshtatur perfekt për përdoruesit që janë në lëvizje dhe kërkojnë video të shpejta dhe të lehta për t’u konsumuar.
Lehtësia për t'u ndarë: Me pamjen e tyre të shkurtër, shpesh edhe dinamike dhe impaktin që ofrojnë, këto video janë shumë më gjithëpërfshirëse sa i përket mundësisë së shpërndarjes në rrjete sociale.
Kjo i mundëson bizneseve të arrijnë një audiencë më të gjerë pasi konsumatorët shpërndajnë përmbajtjen tek të tjerët, kështu, duke ndikuar në algoritëm dhe prezencën e biznesit në platforma të ndryshme.
Si të implementoni përmbajtjen e videove të shkurtra?
Njoftime për produkte: Krijoni video të shkurtra dhe tërheqëse që shfaqin lançime ose përditësime të produkteve tuaja. Fokusohuni tek përfitimet kyçe dhe sigurohuni që videoja të jetë vizualisht tërheqëse për të kapur vëmendjen.
Dëshmi të klientëve: Dëshmitë shoqërore janë shumë efektive në ndihmën e marrjës së vendimeve për blerje.
Trendi prirës i 2025-së sigurisht vazhdon të jetë promovimi i produkteve përmes figurave ndikuese (influencers) të cilët shihen si dëshmitar të produkteve që i reklamojnë, kështu, duke kapur gjithashtu ndjeksit që simpatizojnë dhe përcjellin përmbajtjet e publikuara nga këta personazhe, të njohur tashmë si influencer që kanë ndikim në një audiencë më të gjërë.
Por, një ndër format më të mira të reklamimin qëndron edhe ajo përmes mediave të strukturuara që funksionojnë në raportimin e ngjarjeve dhe shpërndarjen e informacioneve, përshkak fuqisë mediale dhe besimit që lexuesit apo publiku ka ndaj asaj medie, përmbajtjeve të publikuara nga to.
Pra, shpeshherë bizneset preferojnë të reklamojnë ndërmjet një media, mbi shtyllën e besushmërisë kolektive, sesa përmes individëve.
Këshilla të shpejta dhe të dhëna mbi përdorimin bazë: Ofroni informacione dhe këshilla të shkurtra që lidhen me produktin ose industrinë tuaj. Mundohuni të ju përgjigjeni pyetjeve mbi kërkesën dhe nevojat e tregut.
Kjo pozicionon biznesin tuaj si një burim të vlefshëm informacioni, duke ndihmuar në ndërtimin e autoritetit dhe besimit, duke dhënë shembuj konkret.
Zëri dhe titërimi: Sipas të dhënave të brendshme të Instagramit, 80% e videove (reels) shikohen me zërin e ndezur. Pra, mos kini frikë të përdorni dialog dhe muzikë në përmbajten e videove të tuaja dhe mund të përdorni titrat për t'u siguruar që ato janë ende të aksesueshme për 20% që shikojnë reels me zërin e fikur.
Përmbajtje argëtuese: Videot e shkurtra që shfaqin momente të prapaskenave, mund të humanizojnë markën tuaj dhe të krijojnë lidhje më të afërta me konsumatorët.
Shumë kompani po zgjedhin që cilido qoftë produkti apo shërbimi i tyre, pos saj, klientëve dhe audiencës të ju prezentojnë edhe sekuenca nga përditshmëria apo edhe procesi, atmosfera dhe energjia mbrenda kompanisë.
Këto video do të ndërtojnë një lidhshmëri më emocionale me brendin, përshkak të natyrës familjare dhe joformale ndaj publikut, pa cenuar profesionalizmin.
Rrëfimi Vizual: Krijimi i lidhjeve emocionale
Në vitin 2025, bizneset po kuptojnë se marketingu me video është më shumë se thjeshtë shfaqja e produkteve – është për të treguar një histori.
Rrëfimi vizual mund të krijojë lidhje emocionale me audiencën tuaj, duke bërë markën tuaj të ngec në kujtesën e shikuesit.
Gjithashtu krijim i një imazhi në raport me publikun lidhet ngushtë me fytyrën përfaqësuese që ndikon në memorizimin e brendit, slloganin, apo detajeve që personalizojnë brendin.
Videot promovuese që e bëjnë këtë, kanë një normë klikimesh 25% më të lartë se ato që nuk e bëjnë këtë.
Videot që tregojnë histori mund të nxjerrin emocione, qofshin ato emocione nevoje, nostalgjie ose empatie.
Një histori tërheqëse ndihmon që marka të mbetet e pranishme në mendjen e konsumatorëve.
Ndër pikat më të rëndësishme është edhe rritja dhe konstanca e klientëve, përshkak se kur klientët ndjehen të lidhur emocionalisht me markën tuaj, ata janë më të prirur të blejnë produktet ose shërbimet tuaja dhe të ndajnë përmbajtjen tuaj me të tjerët.
Shfrytëzimi i fuqisë së videos në 2025
Duke “përqafuar” këto tendenca dhe duke krijuar përmbajtje relevante, biznesi juaj mund të dalë në pah në një treg ku lufta më e madhe ka të bëj me prezencën mediale, të krijojë lidhje më të forta me audiencën dhe si përfundim të rrisin konsumimin dhe shitjen në cilindo treg.
Filloni të përfshini këto trende në strategjinë tuaj të marketingut me video dhe poziciononi biznesin tuaj në puzzle’in gjithnjë e më dinamik digjital të vitit 2025.















































