LAJMI I FUNDIT:

Marka Dior do të zhvillojë shfaqjen e parë të madhe të verës pas COVID-19

Marka Dior do të zhvillojë shfaqjen e parë të madhe të verës pas COVID-19
Dior (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Në fillim të këtij viti, pothuajse çdo markë e madhe e modës duhej të anulonte shfaqjen e koleksioneve, ndërsa pandemia filloi të merrte hov.

Situata e krijuar la shumë persona në pikëpyetje nëse ndonjëherë do të shihnin një shfaqje tjetër këtë vit, pasi që tubimet masive kishin ndaluar të gjitha.


Por, disa kanë kaluar në rrugën digjitale, siç demonstruan Java e Modës në Londër dhe Chanel, të tjerët kanë filluar të paraqesin plane për një shfaqje fizike, megjithëse me shumë më tepër kufizime.

Burberry njoftoi se ata do të organizojnë një shfaqje në pistë për pranverën 2021 në shtator pa audiencë.

Cara Delevingne për Dior (Foto: Francois Durand for Dior/Getty Images/Guliver)

Pasi shtyu fillimisht shfaqjen Cruise, e cila ishte paraparë të zhvillohej në 9 maj, Dior po vazhdon ta planifikojë atë në një format fizik të drejtpërdrejtë më 22 korrik në Lecce të Italisë.

Vetëm miqtë e afërt dhe familja do të jenë prezent dhe marka do të ndjekë udhëzimet për distancimin shoqëror.

Koleksioni do të shërbejë për të nxjerrë në pah veprat dhe teknikat tradicionale nga artizanët në rajonin Puglia të Italisë.

Vendimi vjen pasi markat e tjera si Michael Kors po largohen me koleksionet e para. Koleksioni i Gucci Cruise do të shfaqet si pjesë e Javës Digjitale të Modës në Milano në korrik, por do të paraqesë vetëm dy koleksione në vit pas kësaj. /Telegrafi/