LAJMI I FUNDIT:

Mark Wahlberg la pronën 90 milionë euroshe në Los Angeles për në Nevada për t’u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë

Mark Wahlberg la pronën 90 milionë euroshe në Los Angeles për në Nevada për t’u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë

Ylli i famshëm amerikan, Mark Wahlberg, është duke e vendosur familjen e tij në radhë të parë.

Aktori, 51 vjeç, zbuloi se e zhvendosi familjen e tij nga rezidenca e tyre prej 90 milionë dollarësh në Kaliforni, në një përpjekje për një “jetë më të mirë”.

Duke u shfaqur në episodin e së martës të “The Talk”, Wahlberg foli për “sfidën më të madhe” me të cilën përballet, ndërkohë që duhet të balancojë karrierën e tij dhe të qenit njeri i familjes.


Foto: Wire Image

“Unë dua të jem në gjendje të punoj nga shtëpia”, tha Wahlberg. “U transferova në Kaliforni shumë vite më parë për të ndjekur aktrimin dhe kam bërë vetëm disa filma gjatë gjithë kohës që kam qenë atje”.

“Pra, të jem në gjendje t’u jap fëmijëve të mi një jetë më të mirë dhe të ndjekë ëndrrat e tyre, qoftë vajza ime si kalorëse, djali im si basketbollist, djali im i vogël si lojtar golfi, kjo kishte shumë kuptim për ne”.

Wahlberg praktikon një shprehi të pazakontë dhe e bën akoma pa gdhirë
Lexo po ashtu Wahlberg praktikon një shprehi të pazakontë dhe e bën akoma pa gdhirë

Mark ka katër fëmijë; Ella, 18 vjeçare, Michael, 16 vjeçar, Brendan, 13 vjeçar dhe Grace, 12 vjeçe, me gruan Rhea Durham.

Në prill, Wahlberg vuri shtëpinë në shitje në Beverly Hills për një shumë të madhe 87.5 milionë dollarë. Ai bleu pronën kolosale prej 30,500 metrash katrorë në vitin 2009 për vetëm 8.25 milionë dollarë.

Rezidenca përmban 12 dhoma gjumi dhe 20 banja së bashku me një teatër shtëpiak, një bodrum vere, një fushë golfi, një fushë tenisi, një park dhe një shtëpi të veçantë për mysafirë.

Pasi vendosi të linte pronën e tij të mrekullueshme në The Golden State, aktori siguroi një pasuri mbresëlënëse në Nevada. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori