Baba i themeluesit të rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, Edward, ka zbuluar se interesimi i birit të tij për teknologjinë ka rrjedhë nga përdorimi i kompjuterit në moshë shumë të re. Dentisti Zuckerberg i ka porositur të gjithë prindërit se duhet të mbështesin atë që për fëmijët e tyre paraqet një pasion, por duhet të dinë se të balancojnë atë në mes të punës dhe lojës.
“Të gjithë fëmijët e mi janë rritur afër zyrës dhe të gjithë kanë qenë të ekspozuar ndaj kompjuterëve”, ka thënë doktori Zuckerberg. “Është e dobishme që të fillohet herët me punën në kompjuter. Kjo gjithsesi ka ndikuar në interesimin e Markut për teknologjinë”, ka thënë ai.
Edward kishte blerë kompjuterin e parë më 1985 për nevoja të vendit të tij të punës. I biri i tij Mark kishte lindur më 1984 dhe është rritur në shtëpinë në të cilën gjendet ordinanca e babës së tij në afërsi të Westchesterit.
Në një emision në radion amerikane WVOX doktori ka kujtuar se sa ka qenë e kufizuar shkenca kompjuterike në atë kohë, por edhe ka pranuar se edhe atë e kanë tërhequr gjithmonë risitë nga kjo fushë.
Ai ka thënë edhe se Mark kishte marrë librin për programimin dhe se vet kishte mësuar se si funksionon ai.
Shumë dëgjues kanë thirrur dhe e kanë pyetur babën Zuckerberg për këshilla se si të rrisin fëmijët, e ai u është përgjigjur: “Në vend se të ndikoni në fëmijët tuaj, provoni t’i kanalizoni ata në drejtimin e duhur. Është me rëndësi që t’i njihni prirjet e tyre dhe t’i mbështetni në zhvillimin e asaj që ata e kanë pasion”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Nokia ‘muzikor’ me çmim të lirë
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh