Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet mendore.

Rexhepi ka bërë të ditur se në një masë të psikozat kronike janë të determinuara prej faktorit gjenetik.


“Nëse i kemi dy prindërit me sëmundje kronike mendore gjasat që fëmijët e tyre të trashëgojnë janë shumë më të mëdha... Mirëpo, jo gjithmonë sepse shumë lehtë ndodh që secili prej neve ta ketë një gjen i cili e përcakton një sëmundje mendore por të jetë i fjetur. Por, në rrethana, në momente caktuara mund të manifestohet. E një prej problemeve shumë të mëdha që e zgjon këtë gjen të fjetur të sëmundjeve kronike psikiatrike është marihuana...”, tha ai.

Sipas tij, ndodh që ajo sëmundje nuk ish manifestu kurrë, por me përdorimin e marihuanës, po e zgjon.

Podcastin e plotë, ku neuropsikiatri Rexhepi flet për shëndetin dhe sëmundjet mendore mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/