LAJMI I FUNDIT:

Marigona Qerkezi me rolin e Gildës në Teatrin e Operës në Cagliari

Marigona Qerkezi me rolin e Gildës në Teatrin e Operës në Cagliari

Sopranoja Marigona Qerkezi rolin e ardhshëm do ta ketë në operën “Rigoletto” të Giuseppe Verdit, Teatrin e Operës në Cagliari të Italisë (Teatro Lirico di Cagliari).

“Një tjetër debutim i mrekullueshëm po më pret. Do të jem Gilda në ‘Rigoletto’”, ka shkruar Qerkezi në Facebook.

Dirigjent i shfaqjes do të jetë Elio Boncompagni, ndërsa regjisor Pier Francesco Maestrini. /Telegrafi/