Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Real Madrid.

Portugezi pas triumfit në Ligën e Kampionëve la të hapur mundësin për largim nga Santiago Bernabeu.


Për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Reali ka folur edhe zëvendës kapiteni Marcelo.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se Ronaldo nuk është pronar i Realit dhe se të gjithë duan qëndrimin e tij.

“Ronaldo nuk është pronar i Realit. Nëse presidenti ka vendosur ta transferojë një futbollist do ta bëjë atë”.

GettyImages 963113026 (Getty Images)

Tutje Marcelo foli edhe për bashkëkombësin e tij Neymar i cili po flitet se do t’i bashkohet Realit.

“Ronaldo nuk ka pse të largohet për t’i liruar vendin Neymarit. Të gjithë në klub duam qëndrimin e Ronaldos por edhe ardhjen e Neymarit”.

Krejt në fund Marcelo ka thënë se një ditë Neymari do ta vesh fanellën e Realit.

GettyImages 487332258 (Getty Images)

“Neymar e ka derën hapur për tu transferuar në Bernabeu. Reali është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe Neymar një ditë do të luaj këtu por nuk e di se kur”, ka përfunduar Marcelo.

Sipas mediave franceze, braziliani Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi francez për t'iu bashkuar vetëm Realit. /Telegrafi/

telegrafi sport app