Mbrojtësi brazilian, Marcelo duket gjithnjë e më larg Real Madridit.

Por kampionët në fuqi të Evropës kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e Marcelos.


Fjala është për një tjetër brazilian, Alex Telles që po shkëlqen me Porton në dy vitet e fundit.

25-vjeçari është përcjellë rregullisht në ndeshjet e fundit nga krerët e klubit mbretëror dhe duket se janë bindur për transferimin e tij.

GettyImages 628323924 Alex Telles. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Sipas asaj që ka shkruar Record, Reali është gati të paguajë 45 milionë euro për transferimin e Tellesit në Santiago Bernabeu.

Telles këtë edicion ka luajtur në 12 ndeshje, të gjitha titullar duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë për Porton.

Los Blancos do të tentojnë transferimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në anën tjetër, mbrojtësi aktual i majtë i Realit, Marcelo pritet t’i bashkohet Juventusit.

Telles është një ish-lojtar i Interit dhe Galatasarayt, ndërsa ka kontratë me Porton deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app