Për herë të parë, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie demokratike, përkatësisht gjatë vitit 2019, numri i të vdekurve është 601 herë më i lartë se numri i lindjeve.
Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut, tash e disa vjet ka nisur që të ecë drejt kufirit të “recensionit” demokratik, por gjatë vitit 2019, sipas të dhënave të Entit, ky shtet ka shënuar trend negativ sa i përket numrit të lindjeve në raport me numrin e të vdekurve.
Sociologët theksojnë se ndryshimi i konceptit mbi ndërtimin e familjes ka ndikuar dukshëm në uljen e natalitetit.
Sociologu Ali Pajaziti thotë se ulja e natalitetit në Maqedoninë e Veriut, flet për sindromën e “familjes nukleare”, përkatësisht familjes bërthamë, që ka qenë tipike për vendet e zhvilluara të Evropës, por shton se tani individualizmi ka ndikuar që jeta familjare të shtyhet, sa i përket moshës, ndërkohë që ato çifte që krijojnë familje, gjithnjë e më vështirë vendosin për fëmijën e dytë.
“Dikur, numri më i madh i fëmijëve ka nënkuptuar fuqinë dhe potencialin ekonomik, imazhin më të lartë kundrejt rrethit, paprekshmërinë, forcën, etj.Përderisa sot familja është më e ngushtë, me numër më të vogël të anëtarëve që në radhë të parë nënkupton qasje te benifitet më të mira sociale, e deri te cilësia më e mirë e jetës si dhe më pak probleme për sigurimin e kushteve maksimale për fëmijët dhe vetveten”, thotë Pajaziti.
Gjatë 2019-ës, rënie më e madhe e natalitetit është vërejtur në komunat me shumicë maqedonase, por ulje e konsiderueshme e natalitetit është shënuar edhe në komunat e banuara me shumicë shqiptare.
Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Donço Gerasimovski thotë se Maqedonia e Veriut në bazë të standardeve demografike, po hyn në fazën e quajtur “plakje demografike”.
Gerasimovski si faktor kyç për uljen e natalitetit – që po kontribuon në plakjen e popullsisë – e sheh migrimin e qytetarëve.
“Migrimi ka hise të madhe sa i përket uljes së natalitetit, pasi nga vendi po largohen të rinjtë, që janë në moshën e produktivitetit. Pra, kemi foshnje që lindin jashtë vendit dhe nuk regjistrohen në Maqedoninë e Veriut, bazuar në standardet e EUROSTAT-it. Në 53 komuna të vendit po shënohet trend negativ sa i përket natalitetit. Kemi 40 komuna, në të cilat është ulur numri i popullsisë. Kjo ka ndikim të fuqishëm në shpërndarjes territoriale të popullsisë. Në gjashtë rajone më të mëdha të vendit – prej tetë gjithsej – është shënuar numër i lartë i vdekjeve krahasuar me numrin e foshnjave të lindura, pra kemi popullsi e cila po plaket”, thotë Gerasimovski, duke shtuar se një trend i tillë do të ketë pasoja në të ardhmen e vendit.
Në bazë të të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, numri më i madh i lindjeve është shënuar në rajonin e Shkupit, përkatësisht në këtë rajon kanë lindur 38.1 për qind e numrit të përgjithshëm të foshnjave.
Përderisa numri më i ulët i foshnjave të lindura vërehet në pjesën lindore të vendit, me 6.3 për qind.
Në bazë të dhënave të Entit –që janë publikuar me rastin e 24-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – gjatë vitit 1994, numri i personave mbi moshën 65-vjeçare ka qenë 160 mijë, përderisa në vitin 2015, numri i personave mbi moshën 65-vjeçare është rritur për 90 mijë, përkatësisht numri ka arritur në 260 mijë.
Ndërkaq, numri i banorëve deri në moshën 14 vjeçe ka shënuar rënie të vazhdueshme në dy dekadat e fundit, ku më 1994 numri i banorëve të kësaj moshe ka qenë 500 mijë, ndërkaq më 2015 është ulur në 350 mijë.
Megjithatë, ish-drejtori i Entit të Statistikave, Doço Gerasimovski, thotë se ulja e natalitetit nuk ndikon në uljen e numrit të përgjithshëm të popullsisë, ngase vetëm gjatë dy vjetëve të fundit 2 mijë qytetarë të huaj kanë marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës