LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat e Koresë Jugore për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat e Koresë Jugore për mbrojtjen nga sulmet kibernetike
Foto: Ilustrim

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikës në kuadër të sigurisë kibernetike nga Koreja e Jugore në Maqedoni, ka për qëllim një punë dy-ditore për “Strategjia për sigurinë kibernetike në kuadrin kombëtar dhe funksionimin kombëtar të CERT/CSIRT”, çka mbahet në Shkup nën organizimin e Ministrisë së Shoqërisë për informatikës dhe administratës, agjencisë Koreane për internet dhe informatikë dhe siguri dhe Bankës Botërore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mançevski theksoi se sa më shumë punë bëhen nëpërmjet internetit dhe po zhvillohet më tej digjitalizimi, ndërsa incidentet e sigurisë mundet të sjellin fund të keq për të gjithë aktivitetet të shtetit.


“Ashtu siç i mbrojmë territoret tjera, duhet ta mbrojmë edhe territorin tonë informativ. Institucionet dhe kompanitë duhet t’i fitojnë të gjitha betejat, ndërsa hakerët vetëm një. Për këtë duhet të jemi çdoherë të përgatitur dhe të zgjuar për t’ju përgjigjur sfidave”, theksoi Mançevski.

Theksoi se njëra nga detyrat është rritja e vetë dijës së qytetarëve dhe institucioneve nga rreziku nga sulmet kibernetike.

“Besimi i qytetarëve në zyrtarët dhe institucionet mëvaret nga siguria e të dhënave të tyre dhe sigurisë internetit në përgjithësi. Në periudhën e ardhshme do të hymë në një erë të re të digjitalizimit ku do të sjellë regjistër elektronik të vetëbanimit dhe në portal të ri nacional për shërbimet elektronike. Me këtë vjen edhe identiteti elektronik i qytetarëve. Të gjithë ne do të kemi të dhënat personale të cilat do të jenë të ruajtura dhe institucionet do ti shfrytëzojnë. Përveç gjitha shërbimeve që do t’i ofrojmë, me patjetër të ofrojmë edhe siguri të këtyre të dhënave, deklaroi Mançevski.

Qeveria e Koresë së Jugut investon shumë në mbrojtjen nga sistemet kibernetike dhe për këtë është shumë e rëndësishme për ne përvoja e tyre. /Telegrafi/