LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të “zbret” prej qytetit në fshat

Maqedonia do të “zbret” prej qytetit në fshat

Projekti i ri „Nga qyteti në fshat për një fillim të ri” të cilin e paralajmëroi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, pasohet me lëvdata nga institucionet dhe ekspertët pro-qeveritar në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dekani i Fakultetit të bujqësisë, Dragi Dimitrieski ka dhënë vlerësim pozitiv për projektin e ri duke thënë që përmes pakove stimuluese do të kenë përfitim një numër i madh i qytetarëve.


-Ky është një projekt kompleks në të cilin shohim disa subjekte të reja, bujq të ri që duhet të hynë në sektorin e bujqësisë. Dhjetë vitet e fundit me masat e politikës agrare dhe me rritjen e përkrahjes buxhetore, por edhe politikat tjera që zbatohen në këtë sferë, bujqësia shndërrohet në një biznes tërheqës i cili josh interesimin edhe të një popullate të re e cila ka dëshirë të kyçet në prodhimtarinë bujqësore dhe në të cilën e sheh ekzistencën e vetë”.

Ndërkaq kryetari i Federatës së fermerëve të Maqedonisë, Nikola Stamenov thotë se me projekte të këtilla zhvillohet bujqësia evropiane në Maqedoni.

“Periudhën e kaluar janë prezantuar pesë projekte nga sfera e bujqësisë dhe ato kanë rëndësi të madhe për bujkun e Maqedonisë. Telegrafi Maqedoni transmeton që Stamenov të ketë shtuar se “E gjithë kjo bëhet me qëllim që bujkut ti mundësohet që bujqësia të jetë degë burimore për ekzistencë”.

Rreth paralajmërimeve për projektin e ri ka folur edhe kryetari i Odës së agrobiznesit pranë LOS, Ognen Orovçanec.

“Duhet të kthehemi prapa, deri në vitin 2006 subvencionet në Maqedoni ishin në vlerë prej gjashtë milionësh. Sot ato janë në vlerë prej 140-150 milionë euro. Projektet më të reja vetëm i vërtetojnë  përvojat pozitive të shënuara në botë për ruajtjen e popullatës në rajone të caktuara” ka thënë Orovçanec, transmeton Telegrafi.

Me kthimin e njerëzve në fshatra do të rritet edhe prodhimi i përgjithshëm bujqësor, ka sqaruar zëvendësministri për bujqësi, Vanço Kostadinovski.

-Do të ketë të hyra më të larta edhe për bujqësinë dhe në përgjithësi në pjesën e pjesëmarrjes së prodhimtarisë bujqësore në bruto prodhimin vendor, dhe në këtë mënyrë do të mundësojmë që ata që do të kthehen në fshat, krahas asaj që ti shfrytëzojnë këto masa, të kenë edhe prodhime më cilësore, produktivitet më të madh dhe të hyra më të mira” ka thënë ai.

Këto vlerësime janë bërë gjatë debatit të mbrëmshëm në TVNova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori