Pesë lojtarë me origjinë shqiptare do të luajnë me fanellën e Maqedonisë në Shkodër, ndeshja që do t’i hap eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018.

Trajneri i kësaj përfaqësueseje Angelovski, ka grumbulluar 18 futbollistë për sfidën e 5 shtatorit ndaj Shqipërisë dhe mes tyre bien në sy Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi të Shkëndijës dhe Agim Ibraimi, i cili luan me Astanën në Kazakistan.


Në listë gjendet edhe mesfushori i ri Leonard Zhuta dhe ai i Ergjan Aliovski.

Me sa duket shkëlqimi i Shkëndijës së Tetovës në Evropë dhe forma e mirë që kanë treguar këta futbollistë e kanë detyruar teknikun e Maqedonisë t’i bëjë dhe ata pjesë të skuadrës maqedonase në sfidën kundër “Kuqezinjve” të De Biasit.

Në listën e Maqedonisë është edhe veterani i kësaj skuadre Goran Pandev, i cili është pjesë e Genoas, ndërkohë që për shkak të dëmtimit nuk do të jetë Trajëoksi, sulmuesi 23-vjeçar që luan te Palermo.

Lista e plotë:

Kostradin Zahov – Shkëndija

Stole Dimitrievski - Gimnastic

Vanche Shikov - Neftchi

Leonard Zhuta - Rijeka Croatia

Kire Ristevski - Vasas

Stefan Ristovski - Rijeka

Daniel Mojsov - AEK Larnaca Cyprus

Milovan Petrovikj - Osijek

Ostoja Stjepanovikj - Slask

Stefan Spirovski - Vardar

Nikola Gjorgjev - Grasshoppers

Ezgjan Alioski - Lugano

Ferhan Hasani - Shkëndija

Agim Ibraimi - Astana

Goran Pandev - Genoa Italy

Ivan Trichkovski - AEK Larnaca

Ilija Nestorovski - Palermo

Besart Ibraimi - Shkëndija

telegrafi sport app