LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nikoqire e Olimpiadës ballkanike të juniorëve në informatikë

Maqedonia nikoqire e Olimpiadës ballkanike të juniorëve në informatikë

Maqedonia të hënën dhe të martën do të jetë nikoqire e Olimpiadës së 10-të ballkanike të juniorëve në informatikë për fëmijë deri në moshën 15,5 vjeç, që mbahet në organizim të Shoqatës së informatikanëve të Maqedonisë me mbështetje të Minsitrisë së Shoqërisë Info9rmatike dhe Administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Olimpiadë do të marrin pjesë 39 pjesëmarrës nga nëntë vende, përkatësisht nga katër pjesëmarrës nga secili vend, ndërsa Maqedonia do të prezantohet me dy ekipe.


“Olimpiada ballkanike, si edhe të gjitha garat paraprake kualifikuese në nivel shkollor, lokal, rajonal dhe nacional mundësojnë numër të madh nxënësish që nga mosha më e hershme të hyjnë në fshehtësitë e programimit, të nxitet inovativiteti i tyre dhe fryma garuese, si dhe të zhvillohet interesi i tyre për karrierë në sektorin TIK”, tha ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Tomovska Arsovska në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo theksoi se është posaçërisht me rëndësi që talentët e rinj të njihen që nga mosha mëe  hershme në mënyrë që t’u sigurohen kushte për zhvillim, ndërsa garat si Olimpiada ballkanike, shtoi, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme në atë drejtim.

Nga viti i ardhshëm, siç tha Mile Jovanov, kryetar i Shoqatës së informatikanëve të Maqedonisë, planifikohet Olimpiada ballkanike e juniorëve  të zgjerohet së paku në nivel evropian. /Telegrafi/