Viti 2016 vlerësohet ai më i rëndi për Maqedoninë që nga pavarësia e saj, 25 vjet më parë. Kriza politike mori përmasa dramatike nga mesi i muajit shkurt kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë shtetërorë, në të cilat dëgjohej se si ata kishin bërë keqpërdorime të shumta, si: mashtrime zgjedhore, procese të montuara gjyqësore, presione ndaj medieve, keqpërdorime financiare, kurdisje të tenderëve dhe konfrontim me të gjithë ata që nuk mendonin njëjtë si ata, shkruan REL.
Materialet e tilla komprometuese, zyrtarët i quajtën fabrikime të opozitës me qëllim marrjen e pushtetit përmes shërbimeve të huaja, të cilat edhe akuzoheshin për kryerjen e përgjimeve të paligjshme.
Përplasjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës vazhduat gjatë tërë vitit, me protesta të shumta që në disa raste u përshkallëzuan edhe në dhunë. Në maj të këtij viti ndodhi edhe incidenti i rëndë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mes një grupi të armatosur dhe policisë, që rezultoi me 22 të vrarë dhe 37 të arrestuar, shumica shtetas të Kosovës.
Reagimet lidhur me këtë rast, ishin të ndryshme që nga akuzat për terrorizëm e deri te pretendimet për rast të orkestruar me qëllim tërheqjen e vëmendjes nga afera e përgjimeve.
Gjatë këtij viti pati dy përpjekje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por ato dështuan për shkak të mospërmbushjes së kushteve që ishin vënë me Marrëveshjen e Përzhinës, të arritur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
“Besoj se që nga pavarësia e saj, Maqedonia nuk ka qenë në një udhëkryq më të madh se sa ai gjatë vitit 2016. jemi përballur me krizë të madhe që rrallë ka ndodhur në një vend tjetër. Arritëm që këtë krizë disa ta ulin, por jo edhe ta zgjidhim. Pas gjithë problemeve që përcollën vitin, arritëm të kemi zgjedhje”.
“Mirë është që zgjedhjet kaluan mirë, por me këto zgjedhje nuk zgjidhëm asgjë. Shqiptarët do të kenë rolin kryesor për formimin e Qeverisë. Ata mund të fitojnë shumë, por edhe të humbin. Qeverinë do ta formojë ose OBRM-ja ose LSDM-ja, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujoski, analist dhe profesor në Universitetin e Shkupit.
Nga ana tjetër, Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike duke komentuar sfidat, me të cilat u përball Maqedonia gjatë vitit 2016, thotë:
“Viti 2016 ishte një vit, i cili filloi me shumë vështirësi. Kemi ‘bombat’ e opozitës dhe rënien e një garniture të njerëzve të komprometuar. Vitin 2016 do ta karakterizoja si vit të kthimit të shpresës për qytetarët, për shkak se dy partitë autokratike në Maqedoni, OBRM-ja dhe BDI-ja, pësuan çarjen më të madhe në këto zgjedhje dhe realisht nuk e kanë fuqinë që e kishin në dhjetë vjetët e fundit. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë, për shkak se do të shpëtojnë nga ky cirk që ndodhi në Maqedoni”, thotë Sinani duke u ndalur më pas në rezultatin e ngushtë zgjedhor, që sipas tij, favorizon shqiptarët:
“Më nuk do të ndodhë që dy partitë maqedonase të kenë numra siç i kanë pasur dikur, pasi do të ketë monitorim të fortë. Ky them se është një kthim nga dera e madhe e partive shqiptare, të cilat nëse dinë ta shfrytëzojnë këtë rast, do të kenë rezultate dhe shqiptarët e Maqedonisë të përfitojnë një gamë të gjërave që u mungojnë nga 200-ta e këndej”.
Të pyetur lidhur me pritjet në vitin 2017, profesori Nikolla Dujoski nuk është edhe aq optimist, para së gjithash për shkak të Qeverisë jo stabile që do të ketë vend.
“Në një të ardhme të afërt nuk besoj, pasi sido që të jetë, Qeveria e cila do të formohet, nuk do të ketë shumicën apo mbështetjen që të bëjë reforma serioze. Ne, së pari duhet të përballemi me çështjen e kriminalitetit në shtet që ka lëshuar rrënjë në këto dhjetë vitet e fundit dhe më pas të mendojnë për çështjet tjera, të përmirësimit të standardit jetësor, zhvillimit të ekonomisë, integrimit euroatlantik, e të tjera. Me çështjet e pazgjidhura që kemi para nesh, vështirë është të pritet prosperitet në shtet”, vlerëson Dujoski.
Por, Arsim Sinani shprehet me tone optimiste, në veçanti për, siç thotë, faktin se pushtetarët e inkriminuar apo do të përgjigjen para drejtësisë që udhëhiqet nga Prokuroria Speciale, e cila ka nisur hetimet ndaj dhjetëra zyrtarëve të lartë, përshirë edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski.
“Vlerësoj se 2017-ta do të jetë vit më i mirë se 2016-ta, pasi shpresoj shumë se një pjesë e njerëzve, të cilët na e nxinë jetën, më nuk do të jenë pjesë e procesit politik, e procesit të vendimmarrjes, por se me ta do të merret gjykata dhe të dënohen për të gjitha ato vepra penale, kriminale dhe për të gjitha veprimet tjera, me të cilat e kanë dëmtuar demokracinë në Maqedoni”, thekson Sinani.
Sa i përket procesit të integrimit euroatlantik, Arsim Sinani dhe Nikolla Dujoski thonë se Maqedonia gjatë vitit 2016 ka vështirësuar edhe më shumë këtë rrugë duke marrë kritere të reja, për përmbushja e së cilave, vështirë se do të mund të realizohet, e që është synim parësor për qytetarët e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025