Niveli i lartë i korrupsionit e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në të njëjtin grup me vendet si Etiopia apo Kolumbia, shkruan Alsat.
Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Dirk Jank Kop, tha se Maqedonia ka kornizë të mirë ligjore për parandalimin e korrupsionit, por e njëjta nuk zbatohet për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Sipas tij, qytetarët vazhdimisht drejtojnë gishtin nga institucionet kur flitet për korrupsion, por rrallëherë pranojnë se janë edhe ata vet që korruptojnë më dhurata mjekët, policët, apo mësimdhënësit e fëmijëve të tyre.
Korrupsioni sipas ambasadorit holandez, maskohet si mirënjohje.
“Maqedonia e Veriut, fatkeqësisht ende bën pjesë në grupin e vendeve ku vlerësohet se ka nivel të lartë të korrupsionit. Është në një grup me vendet si Etiopia dhe Kolumbia. Ky nuk është një grup ku do të kishit dashur të jeni dhe është ende shumë larg mesatares së BE-së. Të gjitha partitë politike thonë se synimi i tyre është që të bëhen anëtarë të BE-së, po nuk bashkëpunojnë për të arritur atë qëllim dhe në vend të kësaj sabotojnë njëri-tjetrin. Përgjigja është interesi dhe korrupsioni i rrënjosur thellë. Antikorrupsioni identifikon korrupsionin, Prokuroria duhet të veprojë. Interesat e Holandës në Ballkanin Perëndimorë janë të thjeshta, ne duam stabilitet dhe prosperitet”, tha Dirk Jank Kop- Ambasador i Holandës.
Biljana Ivanovska, kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion tha se parregullsitë më të shpeshta janë hasur në dhënien e lejeve për ndërtim, planifikimin urban, menaxhimi i objekteve në pronësi shtetërore, por edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor si parandalimi i ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës.
Sipas saj shërbimet inspektuese dhe revizioni i brendshëm nuk po funksionojnë siç duhet, ndërsa thotë se Qeveria zbaton vetëm 30% të rekomandimeve të Komisionit për Antikorrupsion.
“Gjendja momentale ngjall nevojën madje edhe për plotësim të strategjisë nacionale me sferë të re për shërbimet e inspektimit si dhe të kërkohet mënyrë që revizioni i brendshëm të funksionojë në mënyrë të pavarur. Si rezultat i ndikimit politik shfaqen më shumë situata, si: në punësim, në përzgjedhjen e strukturës së lartë drejtuese nëpër institucione, në marrëveshjet për dhënie të tenderëve, në planifikimin urban, në dhënien e lejeve për ndërtim”, u shpreh Biljana Ivanovska- Komisioni Antikorrupsion.
Tetë komuna gjatë tre viteve të ardhshme do të jenë pjesë e projektit “Mbrojtja nga Korrupsioni”, që do të realizohet nga Qendra për Komunikime Civile.
German Filkov, nga kjo qendër, theksoi se ky projekt do të përfshijë jo vetëm komunat si institucione, por edhe institucionet që janë në kompetencë të tyre.
Ky projekt do të përfshijë komunat Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë, Tetovë, Çair dhe Shtip./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?